PS DËRGON NË KQZ KËRKESËN PËR REGJISTRIM PËR ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT
Mësohet se kërkesa është firmosur nga sekretarja elektorale, Blerina Gjylameti. Ndërkaq, afati i partive për t’u regjistruar është deri më 21 prill.
PS është kështu partia e parë që ka bërë regjistrimin për zgjedhjet lokale.
Nga ana tjetër opozita e cila ka dalë jashtë Parlamentit pas vendimit për të djegur mandatet refuzoi më herët edhe dërgimin e listave për komisionerë në KQZ. Deri më tani opozita ka shprehur mendimin e saj për zgjdhje të parakohshme dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Kërkesa e PS:
Total 0 Votes
0
0