RAMA JU SULET DEPUTETËVE TË RINJ: NUK JENI MË TË MIRË SE ATA QË DOLËN

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish opozitën. Këtë herë Rama nuk kurseu edhe atë që cilësohet si ‘opozita e re’ në Kuvend.

Rama tha se nuk janë më të mirë se ata që kanë dalë jashtë, duke iu referuar deputetëve që dogjën mandatin. Po ashtu kryeministri theksoi edhe njëherë se nuk do të ketë marrëveshje me opozitën.

“Përsëri sot jemi në një të enjte, ata që dolën që këtu janë te dera, sot është e mërkurë por unë të enjte e kam, mos kujtoni se ju jemi më të mirë se ata. Ata ju atemojnë juve se janë xhelozë për ju. Ata dolën jashtë dhe tani duan të futen brenda. Tani shtyjnë policët që të futen prap dhe ajo që është një pyetje që duhet bërë pse dolën? Ata dolën se pasi ju mbaruan llafet dhe boja, dhe bojëdalë tërësisht zgjodhën të ikin në rrugë me idenë se do marrin zvarrë të gjithë Shqipërinë. Dolën në rrugë se janë mësuar të fitojnë pa qen shumicë. As në 2005 as në 2009 nuk keni qenë shumicë. Ndërkohë që patjetër besojnë se kështu do ta përsërisin në një shkallë më të lartë suskesi historinë e vitit 2017. Atë vit iu dhamë juve mundësinë, se bashke me ata jeni, të rifuteni në lojën, nuk do t’ua japim më këtë mundësi, pse se ata morën atë që deshën dhe nuk bënë atë për të cilën u zotuan. Kryetari juaj pavarëisht se e mohon Murrizi, është miku im, por kryetari jot. Jo më bojë e zezë për Shqipërinë në gjuhë të huaj, i dhamë gjysmën e qeverisë”, tha Rama.  

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments