Shqiptarët spektakël nga burgu grek/ Shishet me pije të shtrenjta dhe mijëra euro. VIDEO

Aktualitet

Të burgosurit shqiptarë sfidojnë drejtësinë greke. Në mediat helene është publikuar një video, nga një qeli që thuhet se ndodhet në burgun famëkeq të Korridhalosë, e cila ngjan në fakt me një dhomë hoteli.

Në pamje shquhen qartë televizori satelitor, sistemi funksional i audios, shishet me pije të shtrenjta dhe kartëmonedha të pafundme me vlerë mijëra euro.

Kjo video ka sjellë reagimin e Ministrisë greke të Drejtësisë. Sipas Ministrisë greke, videoja daton në fillimin e këtij vitit, ndërsa disa javë më pas, organet greke të rendit asgjësuan të ashtuquajturën mafie shqiptare që sundonte brenda dhe jashtë ambienteve të këtij burgu.

“Nuk do të lejojmë sistemin e paligjshëm të mbizotërojë në burgje, ndaj do të ketë vazhdimisht një përgjigje vendimtare nga qeveria dhe nga gjyqësori”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?