Hungaria refuzon të ekstradojë ‘Babalen’

Aktualitet Kategoria

Burime për ReportTv nga Interpol, thanë se nuk është pranuar kërkesa e Shqipërisë për ekstradimin nga Hungaria të Albert Veliut, njohur si ‘Babale’.

Albert Veliu u arratis në Kosovë ku kërkoi azil e më pas në Hungari. Prej 10 ditësh është liruar nga autoritet e Hungarisë. Në Tiranë Veliu njohur si ‘Babalja’ është marrë i pandehur sëbashku me ish-deputetin e PD-së Ervin Salianjin dhe Fredi Alizotin, kunarin e Veliut. Javën e ardhshme pritet të bëhet seanca paraprake në Gjykatën e Tiranës.

Hetimet për audiopërgjimin ku përfshihej Agron Xhafaj,  vëllai ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ‘Babale’ pretendonte se kish folur për trafik droge u nisën nga Krimet e Rënda. Pas ekspertizës britanike ku përgjimi rezultoi i modifikuar u kalua tek Prokuroria e Tiranes.