Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Durrësit.
Basha ka thënë se të ashtuquajturit deputetë të opozitës së re, po blihen e shiten nga kryeministri Edi Rama si bagëti në pazarin e Milotit.
“Shihni deputetët, shiten e blihen, si në pazar të Milotit. A ka shembull më të qartë, se shitblerja e të ashtuquajturve deputetë të opozitës së re?”, tha Basha, duke ftuar të pranishmit të jenë pjesë e protestës së 16 marsit.
Ai ka sulmuar qeverinë dhe si edhe Vangjush Dakon, Rrahman Rrajën apo Jurgis Çyrben që sipas tij drejtojnë krimin në qarkun e Durrësit.
Total 0 Votes
0
0