Tmerr/ Pezullohet nga puna policja e Shqiponjave që mbronte shtëpinë e saj!

Aktualitet

Ajo banore që u pa në video duke kapërcyer muret, duke u përplasur me murin e policëve, duke marrë në gji djemtët e vet të tronditur ishte një punonjëse e forcave Shqiponja. Djali i vogël që u shtri mbi makinën e Policisë duke u lutur për të mos i nxjerrë nga shtëpia, është biri i saj, biri i një policeje.

Syri.net ka transmeruar direkt edhe sot, tronditjen e banorëve që po u merret shtëpia me vendim gjykate në afërsi të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, por që sot po peshon akoma më shumë mbi nënën e dy djemve, policen Blerta.

“Doja të ndaja një lajm me mediat sot, – tregoi njeri për banorëve në kamera, duke treguar zonjën në krah:.” Blerta u shkarkua nga puna. Është pezulluar përkohësisht nga puna, është nënë e divorcuar me dy fëmijë të vegjël.”

Blerta ishte zonja që u përlesh dje me kolegët e saj për shtëpinë që po i sekuestrohej dhe sot ajo tha:

“Unë jam punonjëse policie. Për momentin më është njohur që jam e pezulluar me motivacionin: “Pengesë për veprimet përmbarimore. Kolegët e mi kanë qarë, kanë bërë detyrën e tyre më të mirë të mundshme. Unë i përgëzoj.kanë bërë detyrën e tyre, si eprorët, si efektivët. Ndërsa për rastin, unë aty jam banore, qytetare e thjeshtë, e lirë për të mbrojtur pronën time.e lirpër të mbrojtur fëmijët e mi se nuk kam ku të shkoj tjetër.”

53649954_836733926672240_404540478529208320_n.jpg


Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?