AMBASADORËT E DROGËS: BËHUNI GATI PËR ZGJEDHJET VENDORE
Bëhuni gati për zgjedhjet vendore’, ka thënë ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca nga qyteti i Shkodrës.
Soreca ka kritikuar sërish opozitën, teksa shprehet se qëndrimi i opozitës është për të ardhur keq.
Ambasadori i BE bën të ditur se i ka kërkuar të dyja palëve dialog dhe se BE është e paanshme, pasi pretendon se po mbështet interesat e qytetarëve shqiptarë.
‘E drejta për të protestuar është për të gjithë dhe ne mbështesim të gjithë ata që protestojnë, por kjo gjë duhet të jetë e paqme dhe pa nxitje për dhunë. Nxitja për dhunë është e pafalshme dhe ne presim që protestat në vijim te jenë pa nxitje dhune.
Situata është e paprecedent, kemi folur me te dyja palët. Jemi takuar me qeverinë si dhe opozitën. Opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo është për të ardhur keq. Ja kemi thëne disa here ketë gjë, por pa sukses. Kjo ndikon në integrimin e Shqipërisë. Ne kemi kërkuar dialog dhe jemi te paanshëm.
Ne i kemi kërkuar qeverise që të dialogojme. I bëjmë thirrje të gjithë politikaneve të Shqipërisë që të mbajnë anën e qytetareve. BE mbështet interesat e qytetareve të Shqipërisë. Situata në vend minon ketë dëshire të 93 % të qytetareve shqiptar për integrim dhe është anëtarësimin në BE qëllimi i jonë ndaj Shqipërisë. Ne rast moszgjidhje të këtij ngërçi integrimi i Shqipërisë është në rrezik.
Ftoj institucionet të luajnë rolin e tyre në demokraci, të kujdesen për interesat e banorëve. I bëjmë thirrje të të gjitha palëve të marrin pjesë në zgjedhjet vendore si e vetmja mënyre demokratikë’, tha Soreca.