Aktualitet

Balla/ “Kush mendon që Elbasani është diçka tjetër, përveç se djepi i dijes, e ka shumë gabim

Taulant Balla ka uruar 7 marsin nga shkolla ‘Qamil Guranjaku’ në Elbasan, e cila feston sot 60-vjetorin e hapjes.

Balla i është përgjigjur politikanëve të cilët hedhin baltë mbi Elbasanin, teksa e cilëson këtë qytet si kryeqytetin e dijes në të gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së shpreh mirënjohje dhe respekt për misionin e mësuesve në përçimin e dijes, rritjes së brezave të rinj dhe garantimin e një të ardhmeje më të mirë.

Postimi i Ballës në Twitter:

Gëzuar 7 Marsin

Urimin për këtë ditë të veçantë vendosa ta bëj nga Shkolla “Qamil Guranjaku” në Elbasan, e cila këtë 7 Mars feston edhe 60-vjetorin.

Një përgjigje për disa politikanë të cilët hedhin baltë mbi Elbasanin sa herë u jepet mundësia: “Kush mendon që Elbasani është diçka tjetër, përveç se djepi i dijes, e ka shumë gabim. Elbasani është kryeqyteti i dijes në të gjithë Shqipërinë.

Mirënjohje dhe respekt pafund për misionin tuaj në përçimin e dijes, rritjes së brezave të rinj dhe garantimin e një të ardhmeje më të mirë.
Shkolla “Qamil Guranjaku” dhe një sërë shkollash të tjera në Elbasan janë rikonstruktuar konform të gjitha standardeve dhe tashmë plotësojnë kushtet e duhura fizike për një proces mësimor normal. Në këtë model do të vijojmë me rikonstruksionin e të gjitha shkollave sepse të gjithë fëmijët meritojnë të njëjtat mundësi dhe detyra jonë është t’ua ofrojmë ato”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?