Zv/ambasadorja e SHBA takon Bashën në zyrën e tij.

Politike

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, zëvendësambasadorja Leyla Moses-Ones ka mbërritur paraditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Në kuadër të zhvillimeve politike, protestave të opozitës dhe djegies së mandateve nga shumica opozitare, Moses Ones do të zhvillojë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë.

Deputetët e opozitës, PD-LSI, PDIU, PBDNJ vendosën të djegin mandatet parlamentare si e vetmja masë ekstreme për t’u përballur me qeverinë. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeveri tranzitore që do ta përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

Presidenti i Republikës Ilir Meta u ka bërë thirrje palëve për dialog por me sa duket si nga maxhoranca ashtu dhe nga opozita nuk ka tërheqje.
Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të maxhorancës janë shprehur kundër kërkesave të opozitës për qeveri tranzitore. Nga ana tjetër lideri i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka kthim pas.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?