HIQEN NGA FAQJA ZYRTARE E KUVENDIT FOTOT DHE EMRAT DEPUTETËVE TË OPOZITËS

Aktualitet Politike

Kuvendi ka shpallur vakancat, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me procedurat pasuese.

Ndërkohë, përveçse shpalli vakancat në mënyrë që të plotësohen vendet e lëna bosh nga ‘lista në pritje’, Kuvendi në faqen zyrtare ka marrë edhe vendimin final.

Shihet se në faqe janë hequr fotot e deputetëve të opozitës. Ndërsa nuk janë hequr deputetët të cilët refuzuan të dorëzojnë mandatin, Myslim Murrizi nga PD dhe Lefter Koka nga LSI.

Po ashtu në listën e deputetëve të Kuvendit vijon të jetë edhe fotoja e Rudina Hajdarit, kjo e fundit ende nuk ka dorëzuar mandatin, ndërsa vendimi i saj po shoqërohet me pikëpyetje. Kujtojmë se Berisha tha mbrëmë që Hajdari do të ketë të njëjtin fat si Murrizi nëse nuk e dorëzon mandatin. Murrizi u përjashtua nga Partia Demokratike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?