E frikshme/ Në Rinas fluturojnë avionë mbi 30 vjeçarë

Aktualitet

Incidenti me avionin e Blu Panoramës një ditë më parë në Rinas, veç panikut tek udhëtarët, ka ngritur jo pak shqetësim edhe në opinionin e gjerë për sigurinë e udhëtimeve ajrore. Syri.net publikon të dhënat konfidenciale që tregojnë se pjesa dërrmuese e avionëve, me të cilët fluturojnë pasagjerët shqiptarë kanë një moshë deri në 30 vjet.

Tabela bashkangjitur tregon moshën e avionëve që kanë fluturuar këtë të hënë nga Rinasi. Siç duket qartë nga shifrat, mbi 30 për qind e avionëve, me të cilët udhëtojnë pasagjerët shqiptarë kanë një moshë që varion nga 20 deri në 30 vjet.

Më problematike janë linjat e ashtuquajtura loë-cost si Blue Panorama, Alba Wings dhe Fly Ernest.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj të hënë Blu Panorama ka kryer 7 fluturime përmes Rinasit, ku mosha mesatare e avionëve rezulton të ketë qenë 21.2 vjet. Kompania tjetër loë cost, Alba Wings, ka një flotë avionësh edhe më të vjetëër. Sipas dokumentave të siguruar nga Syri, këtë fillim jave, Alba Ëings ka kryer 4 fluturime përmes Rinasit me dy avionët e saj, mosha mesatare e të cilëve rezulton të jetë 28 vjet.

Fly Ernest një  tjetër kompani loë cost ka kryer vetëm një fluturim, me avionin me kod LZ-TYR, i cili rezulton të jetë prodhuar përpara 27.3 viteve.

Flota më e vjetër në Europë

Të dhënat e siguruara nga Rinasi dhe ato që publikon Eurostat, sugjerojnë se Shqipëria është një nga vendet me flotën më të vjetër të avionëve komercial, që transportojnë pasagjerët.

Sipas Eurostat në vendet e BE-së vetëm 17 për qind e avionëve kanë një moshë më të madhe se 20 vjet, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre janë më të rinj se 10 vjet.

Ekspertët e aviacionit thonë se avionët më të vjetër në moshë kërkojnë më shumë shpenzime për të qenë të sigurtë. Por shpesh herë kompanitë ajrore komerciale tentojnë të shkurtojnë kostot edhe në kurriz të sigurisë.

Mosha e vjetër e avionëve që fluturojnë nga Rinasi është një sinjal jo pak shqetësues për sigurinë e pasagjerëve, aq më tepër në kushtet kur institucionet shqiptare shpesh janë të dobëta dhe nuk mbikqyrin me skrupolozitet përmbushjen e kushteve të sigurisë nga kompanitë private të fluturimit. Pasagjerët shqiptarë paguajnë çmimet më të larta të biletave ajrore në Europë, por fluturojnë me avionët më të vjetër të kontinetit.

Image
0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments