5 mjete që kanë qenë të parkuara në zonën e Lungomares në Vlorë janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Faxëeb.al mëson se një nga mjetet e djegura ka qenë në pronësi të një zyrtari të Bashkisë së Vlorës.
Gentian Sherifaj është shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, drejtuar nga socialistët.
Sherifaj ka qenë dhe objektivi i kësaj ngjarje, ndërsa është djegur dhe makina e gruas së tij.
Policia po punon për rrethanat dhe autorët e ngjarjes, që në Vlorë duhet thënë se djegia e makinave ka qenë shumë e shpeshtë.
Edhe ngjarja e sotme dyshohet të jetë e qëllimshme, pasi mjetet janë djegur me benzinë.
Total 0 Votes
0
0