PD në Lushnje, shkarkon Murrizin si kryetar dege
Në mbledhjen e organizuar mesditën e së dielës në Lushnje ku ishte i pranishëm deputeti i qarkut Enkelejd Alibeaj dhe sekretari organizativ i PD, Sait Dollapi u mor vendimi për shkarkimin e Myslim Murrizit si kryetar i kësaj dege.
Në mbledhje pati debate se si do të riorganizohet kjo degë e PD pas shkarkimit të Murrizit. Gjatë një prononcimi për median pas mbledhjes Alibeaj u shpreh se dega e PD në Lushnje dhe në Divjakë do të drejtohet në mënyrë kolegjiale nga anëtarët e kryesisë.
Shkarkimi nga PD i deputetit Myslim Murrizi erdhi pasi ai doli kundër vendimit të grupit për të djegur mandatin e deputetit. Aktualisht Myslim Murrizi është deputet i Kuvendit, por nuk përfaqëson në të, Partinë Demokratike.