Ja disa nga shenjat e kancerit të gjirit

0

Një studim i prezantuar nga Instituti Kombëtar për Hulumtimin e Kancerit, në Britani, tregoi se 1 në 6 femra të diagnostikuara me kancer të gjirit kishin ndierë fillimisht simptoma të ndryshme nga gjëndra. Duke qenë se shumë pak femra kanë informacione në lidhje me këto simptoma të hershme të kancerit të gjirit, përfundojnë duke u diagnostikuar në fazat e fundit të sëmundjes.

Ja cilat janë disa nga simptomat e para të kancerit të gjirit për të cilat mund të mos keni dëgjuar më parë:

Gropëza në lëkurë

Një njollë në lëkurë që duket si gropëz mund të sinjalizojë për kancer të gjirit. Në këtë rast kanceri ngjitet pas indeve të gjirit dhe i tërheq ato brenda, duke shkaktuar ndryshime në lëkurë që e bëjnë gjoksin të duket sikur është mbuluar me një lëkurë portokalli.

Ënjtje

Ndonjëherë gjëndra mund të fshihet nën lëkurë dhe një grua nuk mund ta ndiejë atë. Ajo mund të ndryshojë formën dhe madhësinë e gjoksit, dhe mund të shkaktojë edhe dhimbje, që vetëm 6% e grave në studimin e fundit e përmendën këtë fakt.

Ndryshime të thithkës së gjirit

Disa lloje kanceri të gjirit mund të shkaktojnë inversion apo mbledhje të thithkës, kur thithka tërhiqet pas. Zakonsiht kjo ndodh për shkak të masës kancerogjene që po rritet brenda gjirit dhe që ndryshon formën e këtij të fundit. Në studimin e fundit, 7% e garve të diagnostikuara me kancer të gjirit raportuan ndryshme në thithkën e gjirit.

Shkarkim të thithkës

Një tjetër anomali e mundshme me thithkën e gjirit mund të jetë rrjedhja e një lëngu që nuk është qumësht gjiri. Është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek nëse shkarkimi vjen pa e prekur apo shtrydhur gjoksin, sidomos nëse është me gjak dhe prek vetëm njërën anë.

Kollë apo ngjirje fyti për një kohë të gjatë

Nëse disa nga qelizat kancerogjene shkëputen nga kanceri primar, lëvizin në pjesë të ndryshme të trupit duke formuar tumore (quajtur ndryshe kancer i mesëm) Kjo gjë shoqërohet me shenja të cilat në pamje të parë nuk lidhen me kancerin primar. Kanceri i gjirit mund të përhapet në mushkëri, dhe kjo mund të zbulohet nga një kollë e zgjatur ose ngjirje zëri.

Ndryshimet në fshikëz

Kanceri i gjirit mund të shkaktojë ndryshime hormonale që prekin uretrën dhe e bën të pamundur mbajtjen e urinës. Nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga këto simptoma, duhet të bëni një vizitë.

Dhimbje qafe e pashpjegueshme

Dhimbja e kurrizit apo e qafës mund të jetë një shenjë paralajmëruese e kancerit të gjirit. Mund ta ndjeni si presion mbi brinjë dhe shpinë, ose dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës./E.M

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author