Aktualitet

VIDHEN ARMË NË MAGAZINËN E MINISTRISË SË BRENDSHME

Pas vjedhjes së armëve në Pashaliman, një tjetër vjedhje armësh ka ndodhur në një magazinë të Ministrisë së Brendshme.

Ngjarja ka ndodhur në Qendrën e Furnizimit të Materialeve Teknike ish reparti 100 në Mullet. 

Bëhet me dije se në këtë magazinë ku krahas matarialeve të tjera mbahen edhe armë, të cilat përdoren nga efektivet, është konstatuar mungesa e dy pistoletave të tipit të fundit. 
Mungesa e armëve është vënë re në muajin dhjetor të vitit të kaluar gjatë rikostruksionit të objektit. 

Pas kësaj ka nisur një audit ku është konkluduar se përveç dy pistoletave janë vjedhur edhe materiale te tjera .

Çështja është kaluar për tu hetuar nga SHÇBA, e cila pasi ka kryer verifikimet i ka referuar materialet në prokurorinë e Tiranës. 

Të dyshuar janë të gjithë personat që kanë patur akses në magazinë si dhe ata që kanë patur për detyre ruajtjen e saj. Valixhet ku mbaheshin armët janë dërguar për ekspertim ne policinë shkencore për të gjetur gjurmët e gishtave te personave që i kanë prekur për here te fundit.

Kujtojmë se më 11 janarit të 2019,  në bazën e Pashalimanit  u vodhën dy arka me granata dhe 3 armë të llojit automatike ndërsa ushtari që presupozohej të ruante municonet, nuk ishte në vendin e punës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?