Shqiptari Fatos Malaj që kandidon për në parlamentin grek.
Nga Brikena Qama
Kandidatura e Fatos Malajt per zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Greqi, me forcen e majte politike KINAL, duket se trajtohet nga shumica e site-ve si nje “patate e nxehte” ne duart e tyre. Nuk dine cfare ta bejne, “u djeg” por as munden ta leshojne, tek e fundit eshte ushqimi qe e kerkojne me qiri.
Personalisht jam nje nga ata qe jo vetem e mbeshtesin si ide por qe dhe do bej c’te mundem per realizimin e saj.
Shqiptari i pare i lindur ne Greqi, pas hapjes se kufijve, tashme eshte te pakten 27 vjec, nje fakt i pakundershtueshem dhe qe qendron ne bazen e integrimit te popullsise shqiptare ne shoqerine greke. Pa folur per brezin i cili erdhi gati, pra krahe pune ne kete vend dhe qe vec perkrahjes ekonomike se familjes -e mbetur ne Shqiperi apo e ardhur dhe ajo ketu- se vete ekonomise shqiptare, ndihmoi dhe ne zhvillimin e mbarevajtjen e nje pjese te konsiderueshme se asaj greke. Ishte koha kur punet e renda apo te rendomta per vendasit kryheshin nga shqiptaret. Nderkohe te ndare tashme, ne brezi i pare, i dyte dhe i trete kane perfituar te drejten e zgjedhjes dhe te zgjedhurit, qofte kjo ne zgjedhjet lokale, qofte ne ato parlamentare, nje rruge e pashmangshme duke iu referuar historikut te bashkejeteses se, te pakten ketyre dy, komuniteteve.
Pikerisht ne kete periudhe, pas tentativave por dhe arritjeve te shqiptareve ne disa poste bashkiake, vjen kandidatura e Malajt me forcen politike KINAL (levizja per ndryshim), ish PASOK, per zgjedhjet parlamentare te 2019. Eshte kaq e thjeshte ne llogjike kjo perzgjedhje per tre arsye, e para ka te beje me numrin e emigranteve qe jetojne sot ne Greqi, prej te cileve rreth 600 mije shqiptare, pra nje kontigjent teper i konsiderueshem per te nxjerre nje perfaqesues te dale nga gjiri i tij, e dyta eshte biografia e vete Malajt qe ka lidhje te drejteperdrejte me problematikat e emigracionit ne kaq vite duke qene se shumicen e tyre e ka si i punesuar ne postin ndermjetesit nderkulturor dhe specialist mbi ceshtjet e emigracionit ne Qendren e Decentralizuar te Emigracionit dhe e treta, nje karrige e sigurt ne parlamentin grek e KINAL-it, duke patur parasysh numrin e emigranteve me te drejte vote dhe mbeshtetjen e tyre ndaj nje kandidati emigrant.
Me pak fjale, “patatja” vazhdon te djege por kurrsesi per karshillek.
Kemi pra, site-t qe sulmojne kot se koti kete zgjedhje fare pa u njohur me individin por vetem duke u nisur nga prejardhja e tij dhe nje Shqiperi qe jo vetem e mirepret kete si sukses por e brohoret si nje arritje te sajen. Nje Shqiperi qe ne 27 vjete e ka abandonuar komunitetin shqiptar ne Greqi dhe qe kujtohet cdo kater vjet per votat e tij.
Jo Shqiperi, kjo nuk eshte arritje e juaja! Kjo eshte arritje e nje shqiptari ne Greqi. Kjo eshte arritje e Komunitetit Shqiptar qe i beri vend vetes ketu dhe e Fatosit vecanerisht qe punoi kaq vite deri sa e meritoi kete lufte.
Per miqte greke, kam vetem dicka qe dua te theksoj.
Ne jemi dy popujt me te vjeter ne Ballkan dhe arritjet e njerit apo tjetrit jane arritjet e te dyve njekohesisht. Greqia i hapi dyert e saj e i priti emigrantet shqiptare, vazhdon ta beje me te njejten ndjeshmeri e dhembshuri me refugjatet vitet e fundit por Greqia eshte nje vend qe ka prodhuar emigrante dhe emigrantet e dikurshem greke tashme kane kapur majat ne politiken e vendeve te ndryshme. Kjo sepse e merituan por dhe sepse iu dha shansi.
Malaj nuk perfaqeson vecanerisht emigrantet shqiptare, nuk percon vecanerisht fjalen e tyre por te gjithe emigranteve, te te gjitha kombesive qe c’koicidence; jane dhe ata njerez me detyrime e te drejta.
Urime Fatos Malaj!
Nga ana tjeter ka reagur dhe Agimi i Artë, dhe trimi i tij deputet në parlamentin grek. Ai shkruan e ironizon vendimin e partisë KINAL për të patur një emigrant kandidaturë për në zgjedhjet e ardhshme parlamentare por edhe vetë kandidatin Fatos Malaj duke e paraqitur në foto si më poshtë.
1- Është shumë më e ndershme te jenë emigrantët në parlament dhe jo surrati yt fashist.
2- Sapo arsyetove kandidaturën e Malajt me citimin e profilit të tij të punës, edhe pse e ke shkruar në thonjëza.
3- Doni ju apo jo, lumi nuk kthehet mbrapsht.
Janë rreth dy milionë emigrantë, rreth gjashtëqind mijë shqiptarë dhe rreth 40% e tyre që kanë të drejtën e votës e që janë forcë e padiskutueshme.

ps. ilustrimi, foto Fatos Malaj dhe disa nga greket qe kane fituar ne zgjedhjet e Senatit, USA.

