Aktualitet

Në fytyrën e tij shoh qindra e mijëra socialistë, që i flakin në fytyrë teserat e PS që nuk ekziston më.

Nga Poli Hoxha.

Nuk e shoh këtë fytyrë të përlyer, as si një veprim politik të opozitës dhe as, si një hakmarrje të Edi (th-th-th) Palokës. E shoh si fundin e një imazhi TË PAPREKSHËM; shoh aty qindra e mijëra socialistë, që i flakin në fytyrë teserat e PS që nuk ekziston më; shoh gjellën pa mish që një burrë ja hedh gruas në fytyrë, sepse harron që nuk ka çuar para në shtëpi që ajo, ta bëjë më të mirë; shoh një biznesmen të vogël apo të mesëm, që i hedh në fytyrë çelësat të ashtuquajturit dyqan; shoh një shqiptarë që duke ikur nëpër botë, shprehjen, “ja kam bërë mutin këtij vendi”, e kthen në realitet, d.m.th, vendi-fytyra e Ramës dhe muti-po mut; shoh qindra mijëra shqiptarë të varfër deri në lemeri, që ashtu siç kuptuan francezët gjatë revolucionit të tyre, se mbreti i tyre “hyjnor” kishte njësoj si ata; një fytyrë ku mund ti hidhnin të përgërat që binin erë të tmerrshme nga ushqimi i keq dhe një qafë si e tyrja, që pritej po aq kollaj…

Pra shoh diçka që PREKET fare lehtë dhe brenda 1 sekonde, katandiset kështu.

Fotografia e Poli Hoxha

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?