Nga Përparim Peposhi/ Rilindja me pangopesinë e saj i ka shtrirë rrënjët deri në Lusen të Kukësi

Aktualitet

Ka dite qe disa banore te fshatit tim kane ngritur zerin neper rrjete sociale, per një masaker ekologjike qe po pergatitet ndaj pasurise me te çmuar natyres qe ia ka falur Zoti. Ky fshat eshte nje nga fshatrat me te pasur me burime ujore. Arsyeja që banoret e Lusnes jane alarmuar eshte se ka nisur të zbatohet një projekt për ndertimin e nje HECI duke mbledhur rrjedhen e perrenjeve te ketij fshati. Ne jemi te vetedijshem se me keto burime ujore te falura nga natyra kemi zhvilluar ate vend. Po sot pse duhet ky shkaterrim ? Pa uje nuk ka jete.

Lusna vazhdimisht ka ndihmuar dhe fshatrat per rreth me burime drusore dhe ne disa raste keto burime jane shfrytezuar pa kriter e ne menyre abuzive fal bujarise e zemergjeresise banoreve te ketij fshati. Po shkaterrimin nuk mund ta tolerojme deri ne ate pike qe per interesa korruptive te shkaterrohet kjo pasuri natyrore. Bjeshket tona tè mrekullueshme nuk mund te shterrohen. Pik se pari ky projekt eshte nje masaker ekologjike dhe se dyti, duke ditur zhvillimin bujqesor dhe rendesine që ka turizmi rajonal per ekonomine e kesaj zone, perben nje tjeter masaker me ndikim fatal. Dihet qe ne kete fshat sapo ka filluar te leshoj filizat zhvillimi i turizmit, shume bashkefshatare qe kane emigruar prej kohesh jashte vendit po i kthejne syte nga vendlindja. Kjo qe duan te kryejne ndaj Lusnes eshte veper kriminale qe duhet ndaluar me çdo kusht sa më pare, mosreagimin nuk do na e falin as brezat e ardhshem.
Vertete qe furnizimi me energji elektrike është një problem në rritje, por rruga e zgjedhur per ta zgjidhur kete problem ne Lusen tregon nje miopi te vertete sepse te ardhurat nga bujqesia dhe turizmi ne zhvillim mendoj se jane disa here me te larta se ato qe do te sjelle ndertimi i ketij hidrocentrali. Duhet te bashkohemi te shuajme makuterine e disa personave qe fshihen mbrapa ketyre projekteve djallezore…

Apelojme ketu qe te gjithe malesoret e Lusnes, kudo qe ndodhen, te ngrihen e te reagojne per kete masaker. Mos harroni se po u realizua ky projekt, gjelberimi ne kete fshat nuk do te egzistoj me, ky projekt eshte nje shuarje per Lusnen. Apelojme qe ta ndalojme kete masaker para se te jete vone! Apelojme te pushteti i sotem, te mos e kryejne kete masaker! Apelojme dhe te opozita e sotme, te kete nje reagim lidhur me kete masaker.

Lereni Lusnen te qete ne punen e vet !

Fotografia e Perparim Peposhi

Fotografia e Perparim Peposhi

Fotografia e Perparim Peposhi

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments