Shijak tv, 23 vjet mision për fjalën e lirë

Aktualitet

Basir Çollaku:

23 vjet fjale e lire, misioni i te vertetes, kane nje adrese te pandryshueshme, nje histori te pazakonte ne Shqiperine e viteve pas 90-tes, ku diktatura iku, por hijet mbeten. Shijak Televizion u nis se ndertuari ne vitin 95, si ekran i pare privat, ku shikuesit shqiptare u bene me nje mik te pandare ne perditshmerine e tyre. Gezim Ismaili, mjeku qe zgjodhi te sheronte edhe me lirine e fjales, u be njeriu me pushtetin fisnik te misionit dhe personalitetin e tij, duke krijuar televizionin, krijoi nje simbol sakrifice, te cilin do te duhej ta mbronte shpesh edhe nga vetvetja.
Shume shpejt, Shijak tv u be lider informimi dhe qendroi verberisht prane qytetareve, aksioneret e perbashket te kesaj medie ku u shkolluan gazetaret, u bene profesionistet, u formatuan politikanet. Shijak tv u be ne kohe te pazakonta, njesia e shpreses opozitare, kur shume te tjere pushtetare e politikane qe linden fale ketij kontributi lirie, zgjodhen rehatine e kompromisit dhe ashtu kurrizkthyer, u dorezuan ne mekatet e tyre, duke shperblyer mirenjohjen me ndeshkim. Edhe sot ne vitin e 23 Shijak televizion, ka nje te vertete qe e ben te vetem.

Politika ka perfituar prej ketij ekrani, mundesine e pagjetur kund tjeter, ndersa televizioni nuk zgjodhi te ishte asnjehere ndertese privilegjesh. Shume televizione linden me pas, nen kujdeset partiake, duke u shendoshur ne preher selish, sot jane me se shumti si banka interesi dhe tenderojne kohen e fjales me biznesin e pushtetit. Shijak tv, nuk pranoi te jete favori i asnje partie, asnjeri pushteti. Kjo nuk kaperceu pa inate politike, absurde partiake me kosto per telvizionin, por jo misionin. Sot televizioni ka nje epersi te pahumbur ne 23 vite.

Eshte serish ai i pari, pavaresia e te cilit eshte prone e qytetareve dhe jo kemishe e politikaneve. Kamera dhe mikrofoni shijak tv, sot gjenden dhe do te jene aty ku madheshtia e kamerave te televizioneve te selive nuk munden te jene, per shkak se pazari politik i bere, u ka marre lrine, profesionin, pavaresine, shpirtin, qytetarin, lajmin, misionin, te verteten. Ne do te jemi Shijak tv, te vetmit te pandryshuar, ashtu siç lindem 23 vite me pare..

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?