Nga Rezart Palluqi/ A mund të bësh dialog me një mashtrues të dhjetfishtë?
Studentet nuk e kane frike dialogun. Studentet jane shtresa me e shkelqyer per ta levruar dialogun ne nivelin me te larte dhe te qyteteruar. Studentet e duan dialogun me shume se cdo kryeminister e politikan sepse ata jane te moralisht te paster dhe nuk i kane perlyer gishtat ne torten e korrupsionit. Mendimet e mia rreth dialogut i kam shprehur me heret. Logjike pra qe studentet i tremben dialogut me Ramen ngaqe ata nuk e besojne ate.
E si do ta besojne studentet Ramen kur ai me qeverine e tij ka shkaktuar dhjetra korrupsione ne 6 vjet qeverisje? Si do ta besojne Ramen studentet kur ai perpiqet qe te zhbeje protesten e tyre duke i klasifikuar ata te gjithe ngelesa? Si mund ta besojne studentet Ramen kur ai ende nuk e ka shkarkuar Ministren e arsimit nderkohe qe sistemi arsimor eshte totalisht i qelbezuar prej qelizave kanceroze korruptive? Duhet te jeshe shume budalla qe te besh dialog me nje hajdut. Duhet te jeshe shume i mete menderisht qe te besh dialog me nje mashtrues te dhjetefishte. Ndaj dhe premtimi gojor qe te jep hajduti dhe mashtruesi nuk pi uje.
Rama e ka perdhunuar dialogun 1000 here. Rama nuk eshte i denje qe te beje dialog. Rames nuk mund t’i gjeshe edhe sikur nje Minister te ndershem. Te gjithe kane kercyer ne tepsine e grabitjes se prones publike. E vetmja menyre per ta riparuar kete dem te madh eshte qe zoti kryeminister te plotesoje a priori disa prej kerkesave te studenteve. Vetem atehere ai mund te riparoje sadopak ate imazhin dhe besueshmerine e tij e cila momentalisht I ngjan asaj gotes qe eshte thyer dhe bere mijera therrime te vogla. Ne mbyllje, se i pafrytshem eshte dialogu me nje kriminel apo mashtrues, kete e pame ne bisedat 6 vjecare te Kosoves me Serbine.
Serbia nuk e hoqi petkun e krimineles dhe mashtrueses. Serbia nuk ka qene kurre e sinqerte ndaj kosoves edhe pse para botes u perpoq te paraqitej e tille.