Aktualitet

JEP DORËHEQJEN NGA GARA EDHE VALBONA MEZINI

KAON

Valbona Mezini, anëtare e kryesisë së PD-së ka dhënë dorëheqjen nga gara për Këshillin Kombëtar të PD duke e quajtur listë fallco atë të kandidatëve.

“I bashkohem studentëve në protestë sikurse kam bërë që ditën e parë duke besuar se ata janë opozita vërtetë në ndërtimin e demokracisë dhe mbrojtjen e interesit Shqiptar”, shkruan Mezini.

Ja postimi i plotë:

Te dashur demokrate ! Së pari dua t’ju falenderoj për mbështetjen tuaj të madhe që me keni dhene dhe vijoni te me jepni me mesazhet dhe urimet kur pate emrin tim ne listen fallco qe sot shkon medemek per votim ne Kuvendin ILEGJITIM te entitetit privat qe paturpesisht u zhvesh nga vlerat per te cilat u ndertua ne momentin e rrezimit te diktatures. Por une deklaroj se duke u perpjekur ti sherbej te vertetes dhe vetem te vertetes duke besuar fort se duke i sherbyer asaj, te vertetes, Shqiperia do te ndërtohet dhe jo çpopullohet nga pazaret politike ku pjesë e të cilave po bëhet entiteti ku une aderoj, preferoj te distancohem duke u dorehequr nga një listë me fitues të vendosur paraprakisht !! I bashkohem studentëve në protestë sikurse kam bërë që ditën e parë duke besuar se ata janë opozita vërtetë në ndërtimin e demokracisë dhe mbrojtjen e interesit Shqiptar !!

Gjithashtu nga gara jane terhequr edhe Genti Minarolli si dhe Edvin Kulluri.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?