ShkrimeTe tjera

Nga Erl Kodra/ Paç veten në qafë, Edi Rama!

Unë di pak, ama ato që i di, përpiqem t’i argumentoj sa më mirë. Shpesh herë në tekstet e mia shumë gjëra mbeten pa thënë. Ndaj rrekem që herës tjetër të ceki thelbin, e nëse ia qëlloj deri diku, lumturohem. Kaq sa për hyrjen e këtij teksti, sepse sonte do të përpiqem deri në vuajtje të them mendimin tim, ashtu si e mendoj. Harrova të shtoj se lakmuesi që zgjon reaksionin e fortë tek unë është padrejtësia, ndërsa kur ajo manipulohet brutalisht, për mua vdes kompromisi.

Të Drejtat e Njeriut janë pjesë e Kushtetutës së Shqipërisë. E nëse ka një komb në faqe të dheut të cilit i shkelen me këmbë këto të Drejta, ata janë shqiptarët. Shkeljet e të Drejtave të Njeriut janë aq të thella dhe të rënda, sa sot qytetarët po e braktisin masivisht vendin nga mungesa e tyre. Gjendja është e rëndë, dhe ne rrezikojmë në një të ardhme të afërt të mos vetpërmbushemi. Humnerat që po krijojmë me fëmijët që nuk lindin kurrë, me fëmijët që rriten të paushqyer, me fëmijët që nuk shkollohen qysh duhet, me fëmijët që mungojnë në mesin tonë, nesër do të na përpijnë, ndërsa fara e vetme që mund të lulëzojë atyre brigjeve të shkreta mund të jenë shkurret dhe droga. Po, edhe qentë endacakë, Kullat e Errëta, Plehrat e Sharrës, Sheshi Skënderbej dhe Veliera e Durrësit. Sepse 500 mijë shqiptarët që braktisën Shqipërinë e 3 milion banorëve nuk janë kunguj, berra, lopë apo zogj. Ata janë njerëz që ikin për të mos u kthyer kurrë më, në mundëshin të bëjnë realitet ëndrrën.

Prandaj të drejtohem ty, sepse ti je arsyeja, shkaku dhe pasoja. Pa më thuaj ti mjeshtër i mashtrimit dhe mohimit, se çfarë është e Drejta e Njeriut për Ushqim? A e di se sa jetike është kjo e Drejtë Themelore për një fëmijë, për një grua, për një burrë?! E kupton se çfarë janë proteinat dhe vitaminat në jetën e një njeriu? A e di se ekziston Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, që saktësisht për këtë arsye, parasheh të Drejtën e Njeriut për Ushqim, si dhe të Drejtën e Njeriut për Strehim Adekuat?

Sepse:

Sipas Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara, e drejta për ushqim është e drejta për të patur akses të rregullt, të përhershëm dhe të pakufizuar, drejtpërdrejt ose me anë të blerjeve financiare, për ushqim sasior dhe cilësor, adekuat dhe të mjaftueshëm, që korrespondon me traditat kulturore të popullit të cilit konsumatori i përket, dhe që siguron një jetë fizike dhe mendore, individuale dhe kolektive të kënaqëshme, dhe përmbush një jetë dinjitoze pa frikë.

Cilën pjesë nuk kuptove? Me siguri atë pjesën e fundit, ku flet për përmbushjen e një jete dinjitoze dhe pa frikë. Me siguri kjo është pjesa që ti nuk e kupton. Sepse ti nuk merr vesh nga dinjiteti njerëzor. Ti rron në Kryeqytetin e Flluskës Sapunit me ngjyra ylberi dhe flutura, ndërsa biri yt rritet në Bunkerin e Surrelit, i mëkuar nga nëna e tij, Ceo e ABI Bank, dhe babai Kryeministër i diamanteve të Sierra Leone. Ndryshe nuk do të kishe guximin e paturp të shkelësh me këmbë dinjitetin njerëzor, bash si yll Hollywood-i ose Ambasador i Paqes i Kombeve të Bashkuara, e të shkoje në ato gërmadha të mjerimit njerëzor, në shpellat prej balte ku jetojnë të pamundurit, shtetasit e tu të paushqyer, brinjëdalë e barkthatë, t’u ndërtosh shtëpi të reja; e për çfarë? Për se?! Sa të tilla do të ndërtosh? Dy, tre, dhjetë apo njëzet? Me cilat para, me cilin zë të Buxhetit? A e zgjidhe problemin e shqiptarve?! Kaq ishte o kopil?

Vjet shembe shtëpi në Shkozë. Sivjet do të shembësh edhe nja 300 shtëpi të tjera ku strehohen 2000 qytetarë shqiptar. Çfarë janë për ty 2000 njerëz, që ti do t’i nxjerrësh në qiell të hapur? Dele apo viça? Edhe po të ishin të tillë, prap një njeri me një minimum arsyeje heziton, sepse janë 2000 qenie të gjalla. Ti jo, sepse ti me siguri nuk je nga soji i qenieve humane. Lexo pak këtu, o neveri e gjallë!

Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore ka theksuar se e drejta për banim të përshtatshëm nuk duhet të interpretohet ngushtë. Përkundrazi, ajo duhet të shihet si e drejta për të jetuar diku në siguri, paqe dhe dinjitet. E drejta për strehim adekuat përmban këto liri themelore:

Ø Mbrojtja nga dëbimet me forcë dhe shkatërrimi arbitrar i pronës ose prishjen e shtëpisë;
Ø E drejta për t’u mbrojtur nga ndërhyrja arbitrare në shtëpinë e dikujt, për të mbrojtur privatësinë; dhe
Ø E drejta për të zgjedhur vendbanimin, dhe për të përcaktuar vet të drejtën se ku të jetosh si dhe lirinë e lëvizjes.
Ø Banesa adekuate duhet të ofrojë më shumë se katër mure dhe një çati.

A e kuptove apo hiç? A e di ti pse tashmë ekzistojnë Konventat Ndërkombëtare? A e di se Shqipëria i ka nënshkruar dhe ratifikuar shumicën absolute të tyre? Pse Këshilli i Europës ka hartuar dhe miratuar Konventën Europiane e të Drejtave të Njeriut? Pse kjo Konventë është pjesë thelbësore e Kushtetutës së Shqipërisë? Pse është ngritur Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut? Kush është Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore? Konventa për të Drejtat Civile dhe Politike? Çfarë është Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë? Që Shqipëria ka një përfaqësues pranë këtij Komiteti? Që ky Komitet pranon ankesa individuale nga qytetarët e Shteteve Palë në këto Konventa? Që vendimet e Komitetit janë detyruese për Shtetet Palë, njësoj si vendimet e GJEDNJ? A i di këto punë o Çakajdur?

Ah, ti kuptohesh kollaj more! Sepse prandaj e shembe përdhe Gjykatën Kushtetuese, sepse e di se këto të drejta janë të Drejta Kushtetuese, dhe si të tilla, vetëm ajo ka tagrin t’i mbrojë të Drejtat e Njeriut. Të rren mendja se di gjithçka dhe me dy batuta do t’ia hedhësh bythës. Por kohët e fundit t’u kanë kapërthurë keq punët, dhe po improvizon përçmut. Je çmend krejt. Medet!

Me sa duket gongu ra. Tashma as Zoti nuk të ban derman. Vetëm po ike në Kore të Veriut, sepse në Europë nuk ke vend. Djersa, mundi dhe gjaku i shqiptarve nuk mund të tretet, me urdhërin tand. Kapakun ia vune dje, me video selfien tënde teksa shaje shqiptarët në mercedesin tënd, kur në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, në Gjirokastër 3000 grekë përdhosnin sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë.

Paç veten në qafë!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?