Nga Indrit Vokshi/ PD-së, i duhet të zgjedhë kandidatët për bashkitë.

Aktualitet Politike

Ky është rast i mirë për një riformulim historik të krejt PDs në nivel vendor; prej Kukësi në Konispol (veçanërisht në Tiranë), PD ka nevojë t’i ndërrojë sytë me të cilat e sheh qeverisjen vendore.

Nëse deri më sot ka qenë normale që bashkitë dhe komunat të shihen si ndërmarrje ku partia fituese strehon militantët, prej sot kjo sduhet të jetë më normale.

E ka bërë edhe PD siç e ka bërë edhe PS? Po, po kjo nuk dmth se duhet të mbetesh gjithmonë peng i asaj praktike. PD duhet të ikë nga kjo praktikë. Duhet të promovojë model më institucional, më politik, jo kaq parapolitik.

Ata që thonë se pa e mbush deng me militantë nuk fitohet, s’marrin vesh asgjë, se po të jetë kështu, bashkitë militante nuk e humbnin kurrë kryebashkiakun. Për më tepër, PDja ska çfarë humb nëse distancohet nga një model i 100% partisë-shtet të cilin PSja e zotëron më mirë.

Partia sigurisht do të marrë drejtimin politik të bashkisë, në nivel drejtorësh, po vetëm kaq. Pjesa tjetër duhet të jenë profesionistë të sektorit.

Partia duhet t’i japë kandidatit të vet programin vendor të qeverisjes, program i cili nuk mund të konsistojë në “jo taksa vendore 10% më e ulët, jo 10% më e lartë” por, duhet t’ia përcaktojë detyrat. Si?

Duke ia përcaktuar shpenzimin e parave të bashkisë;Kaq para për kopështet, kaq për shkollat, kaq për rrugët, kaq për rehabilitime, kanalizime, ndriçim etj. Sepse partia duhet t’i identifikojë fillimisht problemet e një bashkie, të ndërtojë program mbi to dhe për to, pastaj t’ia japë kandidatit.

Kur kandidati pranon programin e partisë ose partia pranon shtesat e kandidatit, ok. Partia del dhe punon për kandidatin dhe e monitoron atë pas fitores, nëse po zbaton apo jo programin për të cilin partia u ka kërkuar vota njerëzve. Nëse kandidati nuk zbaton programin, partia e mohon atë, sepse ai prish reputacionin e partisë që e ka mbështetur.

Partia vendore nuk duhet të pranojë dhe nuk duhet të lejohet të blihet nga kandidati fitues dhe të heshtë për çdo gjë. Partia duhet të ruajë distancën politike dhe morale prej institucionit. Nëse e gjithë mardhënia parti-institucion, mbështetet në rregulla, përcaktohet me kusht që kryebashkiaku duhet të bëjë 1,2,3,4 punë për të pasur mbështetjen, punët do të shkojnë më mirë.

Administratat vendore kudo në Shqipëri, duhet të nisin të qeverisin ndryshe, partitë vendore duhet të nisin të punojnë profesionalisht me program dhe, PD duhet të jetë promotorja e këtij modeli.

Kjo është vetëm pjesa e parë e asaj çka kam ndërmend të shpalos për PDn në lidhje me qeverisjen vendore, meqe vitin tjetër shkohet në zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *