Devijimi i Lanës/ Banorë të Fushës së Aviacionit, bëhuni gati për rruspat.

Aktualitet

Nga Përparim Peposhi.

Fadromat jane gati…

Ju kam thene dhe po e perseris perseri: Banore te Fushes se Aviacionit behuni gati per rruspat. Ato shume shpejt do vijne ke dera e shtepise tuaj, thjeshte çeshtje kohe. Interesat oligarke jane hedhur ne sulm e kjo ka ndodhur qe kur pallateve prane Lanes ju eshte miratuar leja. Personalisht nuk me intereson kushdo ta kete dhene lejen Basha apo Erioni, ata e kane gjetur zgjidhjen e tyre . Po une, ti dhe te gjthe neve na intereson familja dhe jeta qe 26 vjet e kemi ndertuar ketu. Afera korruptive eshte se Lana nuk do rregullohet aty ku eshte ne projektin egzistues, por do devijohet sepse ne rreze me Lanen po nderton pallate nje biznesmen.

Nuk e di se ku eshte gjetur kjo baze ligjore qe shtrati i lumit te devijohet per interesa korruptive ?! Pse nuk rehabilitohet Lana aty ku eshte sipas projektit egzistues ? Pse nje biznesmen duhet te vendosi per fatet tona ? E shume pse te tjera . Fadromat jane nisur thjesht eshte rruga qe do pershkojne nga Bashkia te shtepite tona. Te behemi te gjthe bashke per ta ndaluar kete kaphane, te mos flakemi ne rruge si lecka nga kjo politike e qelbur qe mendon vetem per interesat e veta, te na jepet nje rrugezgjidhje. Te bashkuar duke lene me nje ane çdo lloj perkatesie politike besoj se ia dalim.

Mendoj se po na erdhen ke pragu i shpise nuk kemi ku te shkojme me shume se me vendos shpatullat per muri nuk ka me. Rezistenca jone e perbashket do i zmbrapsi. Ky eshte nje apel per te gjithe ne. Mos me thoni qe s’ju kam thene fadromat jane te vajisura dhe gati per sulm…

Fotografia e Perparim Peposhi
Fotografia e Perparim Peposhi
0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments