AktualitetPolitike

Basha/ Xhafaj si fillim i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.

Basha e konsideroi largimin e ministrit të Brendshem, Fatmir Xhafaj si fillimin e shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.

Me një shënim në rrjetet sociale, Basha shkruan se “Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi”.

Ja reagimi i Bashës: 

Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?