“Më deh ky det që thellë meje”-Poezi nga Adela Hoxha.

Poezi

LABIRINTHET E MENDIMIT.

Në labirinthet e thella të mendimi,
Dy njerëz, ndërtuan një kështjellë me fjalë.
Ajo, me ëndrra qëndiste detin,
Ai, lakoret e jetës kthente në valë!

 

Ç’ti them detit që lëpin bregun

Ç’ti them detit që lëpin bregun,
Fjalë mbytur mbetem pa u zhytur,
Shpirti, tallaz ëndrrash dërmuar.
Shpresa, pulëbardhë qerpikut ndaluar!

Ka kujtime, që nuk shkruhen në rërë…
Si anije, që s’gjejnë port kurrë!
Ka udhëtime, që s’mjafton një det i tërë…
E të tjerë, ku fari çuditërisht jam unë!

-Shiu i Verës

Mos i beso shiut të Verës,
Vetëtim shpresës harbuar.
Mos i beso lotëve të erës,
Tek lëpijnë rrugën përvëluar.

Ngjyra vezulluese drithëruar syve,
Pas mallit harkuar ylber.
Në blunë e zemrës së qiellit,
Të pres të rilind dhe një herë…

 

Ti diçka kërkon prej meje

 

Ti diçka kërkon prej meje,

Unë prej teje, diçka kërkoj.

Ndjenjat të prekin fillin e fjalës,

Si prek pulëbardha mëndafshin e valës.

E ndjeja atë fjalë, që prisja prej teje.

Të dua:- Më the, dhe erdhe drejt meje!

Basta aprire la finestra e si ha tutto il mare per sé.

Gratis. Quando non si ha niente, avere il mare – il mediterraneo – è molto.

Come un tozzo di pane per chi ha fame.

 

Më deh ky det që thellë meje

Më deh ky det që thellë meje,

kjo botë ngjan pak me mua,

prandaj jam femër, rreze dielli,

prandaj moj botë, të dua!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?