E fundit/ Rama shkarkon 11 kryetarë të partive në rrethe.

Aktualitet Politike

Kryesia e Partisë Socialiste ka shkarkuar sot 11 kryetarë të partive në rrethe.

Në një dalje për mediat në fund të kësaj mbledhje deputetja Elisa Spiropali u shpreh se është marrë vendimi për shkarkimin e disa drejtuesve të PS-së në nivel lokal.

‘Ka një degradim të marrëdhënieve mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Sidomos në bashkitë që drejtohen nga opozita vihet re një shthurje e strukturave të partisë.

Lista e të shkarkuarve do të bëhet publike shumë shpejt. Do të ketë një analizë të punës së drejtorëve në të gjithë vendin.’, është shprehur Spiropali pas mbledhjes.

Këto zhvillime në selinë rozë vijnë dy ditë pas arrestimeve të bujshme të policisë ku në pranga ranë dhe dy ish-deputet socialist, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

© SYRI.net

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments