AktualitetPolitike

Bijtë e byrosë politike, nxjerrin nga selia ‘Shoqatën Antikomuniste të Shqipërisë’

Partia Demokratike ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për të larguar nga godina që përdorin prej 25 vitesh të përndjekurit politik. PD shprehet e indinjuar për këtë vendim, që e cilëson të pabazuar në ligj dhe hakmarrje personale të Edi Ramës.

Deklarata e plotë

PD dënon me forcë vendimin e qeverisë për dëbimin e Shoqatës Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve Politikë nga selia e saj.
Ky dëbim, i pabazuar në ligj, është një vendim personal i Edi Ramës dhe merr shkas vetëm prej instinktit pervers të luftës klasore, trashëguar nga babai i tij biologjik dhe ati i vet ideologjik Enver Hoxha.

Me këtë akt, Edi Rama dëshmohet edhe njëherë si armik i lirive të njeriut, shpërfillës i respektit njerëzor, frymëzues i skutave më të egra të krimit politik. Çdo ditë, ai po sjell para syve të shqiptarëve hijet e të kaluarës dhe po vepron si nostalgjik fanatik, që ka si objektiv vetëm rikthimin e regjimit autokratik.

Nuk ka fund egërsia klasore që ai hedh ndaj të përndjekurve politikë:

• Emëron në poste kyçe pinjollë të Byrosë Politike komuniste.

• Promovon hetuesit dhe persekutorët më të egër të regjimit komunist, duke i futur ata edhe në sistemin e ri të drejtësisë.

• Rrënon kullën e Prek Calit, simbol të antikomunizmit.

• Urdhëron t’i këndohet diktatorit.

• Keqpërdor fëmijët të parakalojnë me pankarta me simbolet e komunizmit.

• Ndërpret me ligj të posaçëm dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë dhe haptas.

Kudo e kurdo mundet, Edi Rama shfaqet si një buratin i diktatorit, një kryeministër i yllit me pesë cepa.
Dëbimi nga selia është hapi i radhës i Edi Ramës kundër shtresës së të përndjekurve. Ministrinë e Drejtësisë, si vegël qorre e Edi Ramës, në kundërshtim me kompetencat e saj, po internon edhe njëherë Shoqatën Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve.
Veprimi i qeverisë së Edi Ramës është provokimi më i ndyrë social dhe sulmi i radhës ndaj demokracisë në Shqipëri.

Është dëshmia e radhës se shqiptarëve po u treten përditë liritë dhe të drejtat e tyre dhe se vendi po shkon me shpejtësi drejt një përplasjeje civile si më 1991-n, prej të cilës qeveria e Edi Ramës do të ketë të njëjtin fund si rregjimi i atit të tij ideologjik.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?