AktualitetAnalize

Nga Erl Kodra/ Tashmë nuk shtrohet problemi thjeshtë a do të ikin këta maluketër, por se si dhe në çfarë situate po e lënë vendin.

Para pak orësh shkrova hyrjen e një teksti, të cilin kisha ndërmend ta përfundoja në orët në vijim. Po mendoja për metafora të gjetura, të forta dhe goditëse. Por Partia Demokratike t’i prishë metaforat, sepse ngjajnë krejt minore pas përmasave që mori tragjikomedia e mutit madhështor Edi Rama.

Më ndjeni lexues të nderuar për fjalorin, por ne shqiptarët kemi për Kryeministër hiç më pak se një hale të gjatë, të kuruar mrekullsht nga kushedi se çfarë dreqënish.

Po e sjell ashtu siç e shkrova paragrafin e para disa orësh:

Llumi është ngritur në sistem, ndërsa muti në kuptmin e parë të kësaj fjale ka plasur ndër institucione. Shpresa se diçka do ndryshojë nuk ka, sepse sekush e ka të zënë gojën me shuka gjithëfare; me shuka frike, me shuka shpifje dhe shuka parash në formë duqi.

Pjesa më e madhe e “medias së lirë” rënkon nën pushtetin e orgazmës, teksa i lutet vajtueshëm Edi Ramës:
Më fort, më fort!

Përkufizimi im u konfirmua saktësisht mes orës 22.30 dhe orës 23.30 të mbrëmjes, 09 Tetor 2018. Përdreq, deputeti Ervin Salianji, ia dogji skenarin alla Sigurimi i Shtetit, Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Arta Markut.

Partia Demokratike, opozita që po qëndron fort përballë llahtarisë më të zezë të krimit politik, mafioz dhe antikombëtar të Rilindjen Komuniste, sonte faktoi para shqiptarve se realisht në institucionet kryesore të shtetit ka plasur muti. Njësoj si baballarët e tyre, këta birbo që kanë sakatuar dhe masakruar jetët e një populli për 47 vjet me rradhë, janë në gjendje të rikrijojnë fije e për pe edhe njëherë krimet e baballarëve të tyre.

Në të vërtetë në një farë mënyre ia kanë arritur; kanë gllabëruar krejt ekonominë kombëtare, kanë grabitur nja 2.2 miliard euro, kanë përzënë nga Shqipëria nja 400.000 shqiptarë, ndërsa vendin e kanë zhytur në varfëri ekstreme, krim mafioz dhe krim institucional e politik.

Tashmë nuk shtrohet problemi thjeshtë a do të ikin këta maluketër, por se si dhe në çfarë situate po e lënë vendin.

Një Polici e Shtetit e shpartalluar, e inkriminuar deri në palcë.
Një Prokurori nën terrorin permanent politik dhe mafioz të dy marionetave të Edi Ramës.
Sistem gjyqësor gjysmak, pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.
Një administratë në asfikisi të plotë nga krimi mafioz, dhe korrupsioni galopant.
Një ekonomi në dekadencë, që po shuhet nga barra e rëndë fiskale dhe bjerrja e popullsisë.

Mbi të gjitha një Parti Socialiste, e kthyer në Grup Mafioz që organizoi dhe drejtoi operacione spektakolare të krimit kombëtar dhe ndërkombëtar, njësoj si Kartelet e drogës në Amerikën Latine.

Parti që u mor peng dhe shkatërrua nga Edi Rama, njësoj si terroristi Enver Hoxha që vodhi ëndrrën e Luftës Nacionalçlirimtare, dhe masakroi jetën dhe të ardhmen e një kombi.

Me sa duket, ne shqiptarët jemi mjaft të aftë për të prodhuar herë pas here monstra vetshkatërruese. E fundit është Edi Rama dhe Rilindja e tij Komuniste.

Tashmë mbetet që të pastrojmë shtetin nga mafia, të marrë peng nga Banda e Edvin Kristaq Ramës. Me qetësi dhe kujdes, sepse kaosi është në prag. Kjo lukuni nuk dorëzohet lehtë, sepse kanë borxhe pa larë, kontrata të prera në mes, punë të papërfunduara.

Dhe Mafia i bën ndryshe hesapet, jo me kalkulatriçe, por me kallashnikov. Mos harroni faktin se Policia e Shtetit është e mbushur me ish Sigurimin e Shtetit, me mafioz dhe kriminel të mirëfilltë.

Për fat të mirë, jo të gjithë.

Shqiptarët duhet të gjejnë forcën, rrugën e drejtë të përballojnë edhe tronditjen e fundit.

Populli i djathtë duhet të dijë të mbështesë, pa ra pre e propagandës perfide alla Mero Baze, Carlo Bollino, Mustafa Nano, Lorenc Vangjeli, Artan Hoxha dhe gjithë arsenalit të tmerrshëm mediatik që ka ndërtuar makineria mafiozo-politike e Edi Ramës.

Mjafton të shihni reagimin e Mustafa Nanos dhe Lorenc Vangjelit se sa shumë u dhembi shpirti kur e vërteta iu fut thellë në prapranica. Çfarë shpërfytyrimi për Çmim Oscar!

Populli i djathë duhet të injorojë zërat e shitur që dijnë vetëm t’i bëjnë opozitë Partisë Demokratike, për interesa misterioze.

Ndodh që detajet bëjnë diferencën. Dhe sot detajet u servirën të plota, duke treguar me gisht, faqe gjithë botës Shtetin e Mafies.

Këtë e bëri me guxim një djalë më shumë se i zakonshëm, madje aspak karizmatik, por që mbrëmë shkëlqeu me gjithë madhështinë e një luftëtari të madh.

Për disa të vërteta që do i japin fund Tiranisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?