Manjani/ Kjo quhet Mafie!

Aktualitet

Asnjë çudi në shfaqjet publike të vajzës. Ajo është prova më e fortë publike, ku të gjithë ne mund të shohim dhunën e egër e vazhduese të të fortëve me pushtet. Ajo u tërhoq pa kaluar 24 nga denoncimi për të shpëtuar e gjallë. Ndaj sot dy muaj më vonë nuk mund të rikthehet tek denoncimi, për të njëjtën arësye.

Kush ja pa hajrin denoncimit xhanëm?!

Askush!

Kush denoncon e ha! Sa gra u vranë se guxuan…

Kush e denoncoi pushtetin dhe ja doli mbanë? Askush!

Atëhere përse duhet ta bënte Ajo?!

Ja, pra Polici që nuk e besoi tërheqjen e kallëzimit dhe nuk i hapi rrugë dhunës iku!

Nuk e mbrojti askush para kërcënimit dhe iku megjithë familje!

Denoncoi por u shpall Horr dhe u dënua me ndjekje këmba këmbës.

Ndaj s’ka se si vajza e pambrojtur të jetë më trime apo më e fortë.

Ja pra një ngjarje që tregon përmbledhtas se cfarë ndodh kur dhunohesh nga të fortët me pushtet!

Ndërkohë pushteti propagandon fort dajakun që ka dalë nga xheneti!!!

Sipas pushtetit, vajza e “ka qejf vetë dhunën”; djali trajtohet si të tjerët ndaj e fusim në burg sa për t’i bërë qejfin dynjasë; polici (denoncuesi) është një horr; pushteti është i fortë; opozita është fajtore!!!

Kjo quhet Mafie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *