Laç: pronari i lokalit i vë pistoletën në kokë gazetarit!

Aktualitet

Pas shpërthimit të tritolit pranë një lokali në lagjen nr.4 të Laçit, që tronditi qytetin gjatë natës, një zhvillim tjetër tronditës e ka pasuar atë: Pronari i lokalit ka kërcënuar me jetë një nga gazetarët që po raportonte lajmin, Julian Shotën, duke i vënë pistoletën në kokë dhe duke i thënë: Mos filmo!

Komisriati i Kurbinit ndërkohë njoftoi për shpërthimin:

“Më datë 3.09.2018, rreth orës 2:00, në lagjen Nr.4 në Laç, në derën e jashtme të lokalit ” Bar-Kafe” në pronesi të shtetasit Ll.B. vjeç 53, ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” Shkatërrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.”/syri.net/

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments