Nga Skerdian Dhuli/ Kjo ishte dita e parë e një beteje të gjatë…

Shkrime Te tjera

E hene, 10 tetor 2016

Diten per ne pune po me shoqeronte mbase pacientja me e rendesishme qe mund ti sherbeja ndonjehere. Ime më’.
Nuk ishte rruge e gjate nga shtepia e deri ne pune, qe per ironi, ishte spitali si pune imja. Por s’di pse ate dite dukej sikur zgjati 1 ore.
Ajo kishte vetem nje detyre: Te vinte me mua. 
Per cdo gje tjeter, kishte besim tek une, po dhe shprese se nuk do kishte asgje problematike (sic me pas rezultoi)
Pas kontrollit te te ashtuquajtures mamografi (se te tjerat ishin ne rregull), dikush me thirri ne zyre per te me bere mbase gjyqin e jetes.
– Skerdjan, mami jot eshte kjo ? (Duke me treguar mamografine)
-Po, i thash une. Qe per here te pare pa kuptuar po me dridheshin kembet.
-Po turp qe e ke lene ne kete gjendje, nuk te vjen ? thote doktoresha me zerin e prere dhe syrin e mprehte tek imazhet e mamografise.
Nuk me dha me shume shpjegime. Ndoshta prej inatit.
Me dergoi te kirurgu, por qe une duhet te dija cdo gje, e ime më’ sduhej te dinte asgje.
Pasi dolem nga kirurgu, qe une kisha besim te verber, nje nga detyrat qe me dha, ishte te behesha psikolog.
– E ben dot ? tha Buraku me shqipen e tij prej nje turku te Shqiptarizuar ?
-Sigurisht qe do e bej, i thash une. Qe nje zot e di ku e gjeja forcen. Mbase ishte forca e asaj qe kisha lene pas deres sepse s’duhej te degjonte asgje.
Gjiri qe isha rritur une, nuk ishte me normal. Brenda tij ishte rritur nje mase anormale, nga ato qe ne fillim marrin ate, e me pas duan te marrin edhe jeten. Por ne, une i pari e me pas ajo, duhet te beheshim me te forte.
Cfare kish mbire brenda gjirit te saj, duhej munde. Sfide ishte edhe kjo. Me e madhja deri ate dite…
Dhe keshtu mbaruam ne spital.
Darka nuk e kuptova si erdhi, por kuptova sa larg ishte mengjesi i se nesermes.
Ate nate gjumi ishte dicka e uaj tek une.
Ndersa une perpelitesha ne krevatin tim qe ate nate ngjante hic komod, ajo hynte e dilte ne dhome sepse e kuptonte qe une nuk flija.
Mesa dukej, kuptonte qe brenda saj kishte dicka jo normale, qe une ja fshihja.
Kur erdhi mengjesi, hyri ne dhome edhe tha: pse nuk ke fjet mbreme ?
– Kam fjetur, i thash une.
– Une e di qe ke fjet, po mos harro se te kam bere une 

Kjo ishte dita e pare. E nje beteje te gjate…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?