Aktualitet

Kapja e administratës lokale nga shpura e kryetarit të bashkisë Pukë, është në kufijtë e alarmantes

Një qytetar nga Puka ka denoncuar Kryetarin e Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj për veprime abuzive dhe vendosjen e gjithë qytetit të Pukës nën ‘kontrollin’ e njerëzve të tij.

Denoncimi është bërë publik nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Në denoncim thuhet ndër të tjera se “në krye të dy institucioneve lokale, me një peshë specifike për përmbushjen e qëllimeve ogurzezë të kryetarit të bashkisë Pukë, janë dy vëllezër; Ndue Nikolli, përgjegjës i OSSHE-së Pukë dhe Gjovalin Nikolli, përgjegjës i zyrës vendore të regjistrimit të pasurive Pukë.”

Po kështu mesazhi thotë se “i tillë është rasti i përgjegjësit të OSSHE -së Pukë Z. Ndue Nikolli, i cili në paligjshmëri të plotë dhe përmes një skeme korruptive ka krijuar një sistem abuziv mbifaturimi të faturave të energjisë elektrike në kurriz të abonentëve familjarë, dhe e gjitha kjo bëhet për të mbuluar humbjet që vijnë nga favorizimet ndaj biznesit të kryetarit të bashkisë.”

Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncohet mafia shteterore e Pukes me ne krye kryetarin e Bashikise Gjon Gjonaj!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Përshëndetje, doktor Berisha!
Duke qenë besimplotë se adresimi i çështjes së mëposhtme tek Ju, si “institucioni” më i rëndësishëm dhe më influent në denoncimin e zullumeve të zyrtarëve të administratës dhe të drejtuesve të saj anëkënd Shqipërisë, po të referoj një situatë shumë shqetësuese që ndodh në Pukë. Që me zgjedhjet e vitit 2015 ku u zgjodh kryetar i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj, një emër i njohur në procesverbalet e policisë për vepra të ndryshme penale, është instaluar një kastë kriminale në drejtim të institucioneve lokale, e cila vjedh dhe zhvat qytetarët me çdo formë dhe mjet. I tillë është rasti i përgjegjësit të OSSHE -së Pukë Z. Ndue Nikolli, i cili në paligjshmëri të plotë dhe përmes një skeme korruptive ka krijuar një sistem abuziv mbifaturimi të faturave të energjisë elektrike në kurriz të abonentëve familjarë, dhe e gjitha kjo bëhet për të mbuluar humbjet që vijnë nga favorizimet ndaj biznesit të kryetarit të bashkisë.
Z Berisha, kapja e administratës lokale nga shpura e kryetarit të bashkisë Pukë, është në kufijtë e alarmantes, por qytetarët e “ngratë” nuk mund ta ngrenë zërin, sepse ndjehen të kërcënuar nga brutaliteti dhe ashpërsia e bandës kriminale të Gjon Gjonajt. Mjafton të evidentosh faktin e “çuditshëm” se në krye të dy institucioneve lokale, me një peshë specifike për përmbushjen e qëllimeve ogurzezë të kryetarit të bashkisë Pukë, janë dy vëllezër; Ndue Nikolli, përgjegjës i OSSHE-së Pukë dhe Gjovalin Nikolli, përgjegjës i zyrës vendore të regjistrimit të pasurive Pukë. Ky fakt, është shprehje konkrete e materializimit të skenarëve për të ushtruar trysni dhe kontroll mbi qytetarët, e deri tek përfitimet me faturime aforfe të biznesit të kryetarit apo dhe përpjekjet për të përvetësuar pronat e qytetarëve, ku zgjerimi i ambienteve të Hotel -Turizmit e vërteton më së qarti këtë gjë.
Për gjithçka më, sipër qytetarët e Pukës kërkojnë denoncimin përmes potencës dhe impaktit të padiskutueshëm që ka “institucioni” Juaj.
Ju lutem, ruani anonimatin e referuesit!”

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?