Nga Armand Maho/ Teatri, Veliaj si peng i Ramës , dhe Rama si peng i bandave!

Analize

Një kryetar Bashkie ne kushte normale nuk kish pse sekelldisej kaq shume per nje ligj qe Presidenti ja kthen Parlamentit. Në kushte po aq normale ne rast se artistet sdo donin nje teater te ri, nje kryetar Bashkie qe merr pak ose aspak ere nga puna e artit sic eshte Velija, do e shihte si nje bela me pak ne punet e tij te perditshme. Sidomos ne nje qytet si Tirana, ku mungon uji j pijshem, ndotja e ajrit eshte alarmante, makinat behen kapice se ske ku te kalosh, nuk ka korsi per ambulanca, pra punet qe duhet te merret rendom kryetari i nje Bashkie. ne kushte normale Kryetari i Bashkise do ferkonte duart se ato para per ngritjen e teatrit do i perdorte diku tjeter ku hallet jane me emergjente.
Po kjo vlen per nje kryetar bashkie normal, te nje shteti normal dhe me ndjenje te larte pergjegjesie per qytetin e qytetaret. Kurse ky qe kemi eshte thjeshte nje hajdut dhe manipulator qe gjeja me e mire qe ka bere ne jete ka qene lepirja e menderes se Edi Rames… Kjo seshte ndonje gje e e re pasi individe te tille kete gje e bejne me pasion, dhe fundja si doli keq, por e reja ne historine me teater eshte se modelin e tij te lepirjes se menderes e imponoi dhe tek disa artiste ( dhe ketu se kam fjalen per kllonuet e portokallise tip Gazi dhe Kimikati) te cilet mesuan se i paskan kerkuar presidentit te shkele ligjin e kushtetuten per te shembur shtepine e tyre te artit. Nuk e di si ndjehen sot ata, natyrisht nuk pres ndonje mea culpa perderisa shkuan deri aty sa te lepinin ate qe kishin peshtyre, por nuk e di pse neser nuk do i shoh dot me si i shihja dje.
I kisha fiksuar ne memorje si njerez me te cilet mund te krenoheshe, sot i shoh si sherbetore te vegjel te korrupsionit shteteror. Nje shkalle dhe me e ulet se Taulanti i PS, i cili fundja u perzgjodh te vinte nga fshati pikerisht se sdinte te bente gje tjeter vec lepirjes…
Turbullimi dhe tronditja e Erjonit nuk eshte pa shkak. Ai e di fort mire se pas atyre kullave qe do te ndertoheshin atje qendronin parate e droges te cilat presin te pastrohen ne kurriz te shembjes se teatrit dhe grabitjes se prones publike. Rikostruksioni nuk zgjidh pune, pasi nuk do mund te justifikonte 8500 metra katrore qe do i falen krimit per te pastriuar parate. Shembja po, pasi do shitej si nje klering qe po behet me firmen te ciles po i falet toke me qellim qe te ndertoje teatrin.
Erjoni e di fare mire se pengu i atyre parave eshte vete Rama, pasi jane pikerisht ato para qe e mbajne ne pushtet. Erjoni, e di edhe me mire se pa Ramen si ombrelle ne kete situata eshte i marre fund dhe ai. Prandaj po vepron me sa ka ne dore. Habitet se si ka ende njerez qe nuk arrijne te korruptohen nga joshjet e tij, pasi ne mendjen e tij ai as e koncepton dot se ne kete Shqiperine tone, me kete popull te perulur e te zvjerdhur nga cdo lloj pergjegjesie qyetare, paska dhe njerez qe peshtyjne mbi “ nderet e tij”. Jane keta qe i prishin gjumin, pasi ai e di se anestezia e manipulimit me pllaka qe prishen pa kaluar viti, me peme qe thahen pa u mbjelle akoma nuk ben pune tek ata. Jane ata qe ja mbajne ngrehur litarin, qe ja kujtojne cdo dite fantazmen e Ardit Gjoklajt dhe te shume arditeve te tjere, viktima te pushtetit te imponuar nga soji i tij korruptiv.
Në kete vorbull korrupsioni Erjoni eshte ne hall te madh. Shefi, naltgjatesia e tij u ishte mburrur miqve te tij bandite se do u jepte qendren e Tiranes ne pellembe te dores. Dhe ne fakt per pjesen e tij te deal-it me ta ai u tregua i ndershem ( me banditet perhere tregohet i tille vetem me popullin jo). Shkriu gjykaten kushtetuese, perdori marionetat e tij te kuvendit per te miratuar nje ligj qe ishte kompetence e keshillit bashkiak, perdori te gjitha makinacionet e presionit dhe korrupsionit per ta shtene ne dore ate cope truall qe ka vlere te pallogaritshme. Vuri ne dispozicion cdo lloj karagjozi te institucioneve te tij per ti mbushur mendjen njerzve qe ajo godine duhej shembur, e keshtu me radhe.
Erjonit i la vetem dy detyra. Te korruptonte Artistet dhe te merrte bekimin e Ilir Metes, si ura e vetme e komunikimit qe i kish mbetur. Me te paret, artistet, Lali Eri ja doli pjeserisht ( ne pergjithesi me pjesen e padinjitet te komunitetit) ndersa i ngeli sharra ne gozhde me Meten. Ky i fundit si pak here ne historine politike te tij vendosi te respektoje ligjet, kushtetuten dhe te qendroje ne krahun e shendoshe te shoqerise. Pra beri detyren qe i eshte ngarkuar. Dhe Eri i deshperuar e di fort mire se shef Rama ne kete situate presioni e ka mjaft te veshtire te coje dhe nje here ate pacavure korruptive ne parlament….
Në nje kohe kur edhe BE e goditi prishjen e teatrit si Korruptive, kur sondazhet tregojne se 70 % e njerzve jane kunder kesaj ideje, . kur mburoja e tij ne ambasaden amerikane iku, kur Vlahutini i la shendene, afera korruptive nje enderr qe prej 20 vitesh behet shume e veshtire per t’u realizuar. Prandaj Erjoni eshte ne hall te madh! Ai seshte se u ndje i zhgenjyer nga Meta i cili beri thjeshte detyren e tij, por u terbua se zhgenjeu shefin, atij te cilit i kishte dale garant per aferat e kryeqytetit. Zhgenjimi eshte vertet i madh por jo ai i Erjonit me Meten, por i Rames me Erin. Sepse eshte e qarte tashme se kryetari i Bashkise ne kete mega afere ishte peng i Rames, ndersa vete Rama peng i bandave e droges!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?