Basha/ Nëse i vini minat Teatrit, edhe ne minat do t’u vëmë kullave tuaja! VIDEO

Aktualitet

Lulzim Basha i ka dërguar një paralajmërim të fortë kryeministrit Edi Rama dhe kompanisë ndërtuese të kullave në truallin e Teatrit Kombëtar, nga selia e PD, ku ai po jep një konferencë për shtyp.

I pyetur nga gazetarët se si do të veprojë opozita në rast se qeveria e vazhdon pa marrë parasysh asgjë, projektin e saj për ngritjen e kullave tek trualli i Teatrit, Basha tha:

“I bëjmë një paralajmërim të qartë “Fusha” shpk dhe çdo kompanie tjetër që bëhet vegël përmes konçensioneve në procesin e grabitjes së shqiptarëve, se nuk ka asnjë shans të gëzoni frutet e një ndërmarrjeve të tillë kriminale!  Asnjë shans!

Çdo veprim i “Fusha” shpk dhe i çdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i një ligji të amenduar Antimafia dhe ne do të fillojmë që nga dita e parë dhe do të sekuestrojmë çdo qindarkë dhe cdo cent euro, për shkeljet që do t’ju konstatojmë sikundër, nëse guxoni t’i vini minat, Teatrit Kombëtar, të jeni të siguritë se minat do t’u vëmë dhe kullave tuaja me ligj!

Ky paralajmërim vlen edhe për ndonjë bankë që mendon se mund të investojë në këtë projekt megjithëse mendojmë se paratë janë të “Toyota Yaris”.  Paralajmërojmë çdo subjekt që do të përshihet në këtë projekt se do të trajtohet si subjekt i ligjit “Antimafia” dhe ndonjë qytetar të mos investojë, se do të mbetet me gisht në gojë!”

Kryetari i PD vuri në dukje shprehimisht se “Partia Demokratike është kundër shembjes së Teatrit, i cili është një vlerë e trashëgimisë sonë kulturore. PD-ja e konsideron aferën kundër pronës, si një atentat kundër lirisë së qytetarëve tanë, që e ndan një shoqëri, një demokraci, nga një aferë kriminale. Kjo do të thotë se pas ezaurimit të të gjithë hapave legjislativë, këmbëngulet të shkohet në këtë drejtim në mungesë të Gjykatës Kushtetues, popullit i ngelet të rezistojë me të gjithë mënyrat. Jo thjesht për Teatrin, por se fati i teatrit nesër mund t’u vijë në dyert e tyre”!

© SYRI.net

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments