Vdes në burg/ Kishte kërkuar lirimin pasi vuante nga zemra
Një i dënuar me 16 vite burgim ka humbur jetën një ditë më parë në spitalin e Krujës, bënë me dije burime zyrtare nga Policia.
Mësohet se viktima është Shaban Alushllari, 53 vjeç, banues në Pogradec, i cili kryente dënimin në burgun e Zaharisë në Krujë për tentativë vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje. 53-vjeçari ishte transferuar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore.
Nga veprimet rezultoi se vdekja ka qene natyrale, njoftoi Policia.
Dënimi me burg i 53-vjeçarit është vulosur në të tre shkallët e gjyqësorit: 28 vjet burgim në shkallë të parë, 18 në të dytën dhe 16 në Gjykatën e Lartë. Vendimi i fundit gjyqësor është dhënë vitin e kaluar, pas rekursit nga të dyja palët. Gjykata dha për të 16 vite burgim për veprën penale “Vrasja në Rrethana të Tjera Cilësuese” mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.ype=”bookmark” style=”display: inline-block; width:
