Naço: KLD, llumi i sistemit të drejtësisë

Aktualitet

Opozita ka vendosur të bojkotojë seancën e ditës së sotme, ku Kuvendi pritet të kalojë në votim një ndryshim në projektligjin e magjistraturës, votim që kërkon shumë të cilësuar, pra 84 vota.

Në një dalje për mediat, ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, tha se anëtarët e KLD janë llum i sistemit të Drejtësisë, dhe se ky ligj i hap udhë emërimeve nepotike nga ana e Kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme, të cilat më vonë do të shfrytëzohen për vota, për mandat të plotë.

“Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mund të votojë këtë ligj, që i hap udhë emërimeve nepotike në sistemin e drejtësisë. Nuk mund të emërohen studentët, prokurorë nga ana e kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, pasi më vonë ata do të përdoren për vota, por edhe për ndere e favore”, deklaroi deputeti i LSI-së.

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço hodhi akuza mjaft të rënda edhe për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion të cilin e quajti “llumin e sistemit të drejtësisë shqiptare”.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë është llumi i sistemit të drejtësisë shqiptare. Si ish ministër kam dërguar 48 raste për të paktën 24 gjyqtarë që duheshin shkarkuar, por ky KLD më ka mbështetur në vetëm 4-5 raste. E njëjta gjë po i ndodh edhe aktualisht ministres Etilda Gjoni”, tregoi Naço.

ETIKETIMETKLDNasip Nacomagjistratet e rinj
SHPËRNDAJE Facebook Twitter 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?