FORMOHET SEKSIONI SHQIPTAR I UNIONIT TE GAZETAREVE FRANKOFONE – UPF

Aktualitet

FORMOHET SEKSIONI SHQIPTAR I UNIONIT TE GAZETAREVE FRANKOFONE – UPF

-Arben Lagreta zgjidhet kryetar i Seksionit Shqiptar te UPF

Eshtë zhvilluar para pak ditësh në Universitetin Europian të Tiranës mbledhja e formimit të seksionit shqiptar të Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë, UPF, me qendër në Paris. Ishin të pranishëm ndërmjet të tjerëve edhe ndihmësja e Sekretarit të Përgjithshëm të UPF, Jean Kouchner, e ardhur enkas për këtë aktivitet, Daniela Coman, Këshilltarja e Parë e Ambasadores së Francës në Tiranë, Isabelle Le-Guellec, Atashui i Shtypit pranë kësaj ambasade, Edmond Xhabia, si dhe personalitete vendas nga diplomacia, nga fusha akademike si dhe nga media.

Në fjalën e tij të rastit, i ngarkuari me krijimin e seksionit shqiptar dhe anëtar i UPF, Arben Lagreta u ndal në vështirësinë e gjetjes së kolegëve frankofonë në këtë fazë të parë të angazhimit të tij vullnetar si pasojë, sipas tij, edhe e politikave anglofile deri në servilizëm të dirigjuara nga politika e jo vetëm në këto 28 vitet e fundit. Në vijim ai u ndal në traditën e hershme të mësimit të frëngjishtes në Shqipëri e në vecanti në Shkodër ku kjo gjuhë mësohet prej më shumë se prej 150 vjetësh pa ndërprerje si dhe në rëndësinë gjeostrategjike që ky qytet ka dhe ka pasur historikisht në raport me diplomacinë, duke nënvizuar: “Pak kohe me pare Sekretari I Pergjithshem i Unionit Nderkombetar te Gazetareve Frankofone me qender ne Paris, zoti Jean Kouchner me ngarkoi formimin e seksionit shqiptar. Në aq pak kohë që kisha në dispozicion shtrydha kujtesën për të rikujtuar gazetarët frankofonë që njihja por edhe udhëtova në disa nga qytetet kryesore për te krijuar grupin themelues. .. Më lejoni t’ju informoj se nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të e deri në fillim të Luftës së 2-të Botërore në Shkodër kanë qenë të atashuara konsullatat e të gjithë shteteve kryesore europiane, natyrisht edhe e Francës si dhe ato të vendeve fqinjë me Shqipërinë. “.

Në vijim të fjalës së tij, Arben Lagreta, duke kë rkuar edhe një impenjim dhe ndihmë më të madhe nga shteti francez dhe Ambsada e Francës në Shqipëri, u shpreh: “Meqë kemi prezent edhe zonjë n e nderuar Kë shilltare të Parë të Ambasadores së Francë s në Shqipë ri, do të kë rkoja një interesim dhe angazhim më të madh të vetë shtetit francez ndaj intensifikimit të gazetarisë frankofone dhe të frankofonisë në pë rgjithë si në Shqipë ri sepse mund dhe duhej të ishte bë rë më shumë në këtë drejtim nga Parisi zyrtar. Pë r të argumentuar kë të që sapo thashë vetë m në gazetari po ju jap nje shembull konkret. Meqë Shkodra ku kam lindur dhe vijoj të jetoj ë shtë qendra e dytë mediatike në Shqipë ri pas Tiranë s, mund t’ju pohoj me keqardhje se duke filluar nga afro 20 vjet më pare, unë si gazetar frankofon nuk ndjehesha mirë teksa shihja kolegët reporter rajonalë të Shkodrës që punonin pë r

Deutsche Welle, BBC, Zer i Amerkës etj dhe jo veten duke punuar për RFI (Radio France International ) apo për ndonjë media tjetër franceze. Pra ishin dhe mbeten edhe prioritetet gjeostrategjike që e diktojnë këtë fenomen. Pë rndryshe c’fare kishte dhe ka Franca më pak nga Gjermania, Anglia dhe SHBA që të mose shtrijë rrjetin e saj të bashkë punëtorëve të medias edhe në Shqipë ri? Me këtë shembull unë përmenda të shkuarën jo të largët si dhe të tashmen e pandryshuar me që llim që të fillojnë e të ndryshojnë gjërat në favor të gjallërimit të gazetarisë frankofone edhe nëpërmjet politikave inkurajuese të shtetit francez. Formimi i seksionit shqiptar të UPF është një hap pozitiv dhe ajo që unë premtoj është që brenda mandatit të parë numri i gazetarëve të këtij seksioni do të bëhet dyshifror. Duke I uruar suksese te mëtejshme kolegëve, dhe në vecanti atyre frankofonë, mendoj se formimi dhe në vijim aktiviteti I seksionit shqiptarë të Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë do t’i shërbejë edhe rritjes së cilësisë së gazetarisë shqiptare në ndjekje të shembullit të asaj franceze, me një traditë mjaft të hershme dhe të admirueshme.”

Ndërsa në mbyllje të fjalës së tij, i ngarkuari për krijimin e seksionit shqiptar të UPF, Arben Lagreta falenderoi për ndihmesën që dhanë për këtë aktivitet biznesmenin e suksesshëm shqiptaro-amerikan Sahit Muja për sponsorizimin që dha si dhe Rektorin e Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Tonin Gjuraj për sallën “Koncilium” që e vuri në dispozicion falas.

Në vijim kanë përshëndetur ndihmësja e Sekretarit të Përgjithshëm të UPF, Daniela Coman, ish Ambasadori I Shqipërisë në Francë dhe ish Ministër I Punëve të Jashtme Besnik Mustafaj, Prof. Përparim Kabo, sociolog, Prof. Ksenofon Krisafi, ish Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, kryetari I Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Cipa, Përgjegjësja e Departamentit të Marrdhënieve me Publikun në UET, Belina Budini, trashëgintari i familjes së hershme shkodrane, Ceka, Engjëll Ceka, paraardhësit e të cilit kanë punuar në Konsullatën e Francës në Shkodër qysh në shekullin e 19-të si dhe 2 prej themeluesve te këtij seksioni nga 5 gjuthsej, Mimoza Kociu dhe Renata Dragusha.

Në mbyllje u kalua në votimin e kryetarit të seksionit shqiptar të Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë ku, me propozim të Mimoza Kociu e më pas edhe të Renata Dragusha, kryetar I seksionit shqiptar të UPF u zgjodh unanimisht Arben Lagreta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?