Fillon mbjellja e parcelave me kanabis/ Ja ku u gjetën

Aktualitet

Të paktën 300 rrënjë të tilla janë asgjësuar ditën e hënë në vendin e quajtur Pylli i Akërnisë. Policia ka arrestuar për këtë vepër, shtetasin V.M, 47-vjeç me profesion roje, ndërsa është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi V.Nune 61 vjeç, banues në Novoselë.

Njoftimi i Policisë:

DVP.Vlorë

Policia ditën e djeshme në vendin e quajtur Pylli i Akërnisë ka gjetur të kultivuara dhe ka asgjësuar 300 bimë kanabis.

Për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi V.M., 47 vjeç, me funksion roje mjedisi në A.K.Z.M.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi V.Nune, 61 vjeç, banues në Novoselë pasi në vendin e quajtur “Sinanaj”, në fshatin Vergo, Delvinë i janë gjetur dhe asgjësuar 265 bimë narkotike fidanë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kultivimi bimëve narkotike” dhe ”Shpërdorimi detyrës”, parashikuar nga nenet 284 dhe 248 të Kodit Penal.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?