Shqiptarët grabisin vilën e lojtarit të Barcelonës. VIDEO

Aktualitet

Tetë shqiptarë janë arrestuar nga polica spanjolle.

Ata ishin pjesë e një grupi grabitësish që dyshohet se kanë kryer më shumë se 30 vjedhje ndërtesash në Barcelonë, përfshi dhe shtëpinë e yllit të futbollit Luis Suarez.

“El Pais” shkruan se agjentët ranë në gjurmët e grupit të shqiptarëve që në tetor, dhe mësohet se ata vidhnin shtëpi të shtrenjta larg qendrave të qytetit dhe për këtë përdornin makina të vjedhura, ose ecnin në këmbë për orë të tëra, e prisnin në pyll momentin e duhur.

Sipas policisë, grupi i kapur konsiderohen hajdutë të specializuar pasi merrnin masa paraprakisht dhe zgjidhnin me kujdes objektivin e tyre.

Në janar të këtij viti ata vodhën shtëpinë e futbollistit të Barcelonës Luis Suarez, duke hyrë në vilën e tij në Castelldefels, pa e ditur në fakt se ajo ishte shtëpia e futbollistit, duke vjedhur një sasi bizhuterish me vlerë.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments