Skandal në shkollën 9-vjeçare”Mark Dashi”- Fier/ Fëmijëve iu vihet kapele me yllin e kuq. FOTO

Aktualitet

Deputeti i PD, Luciano Boçi ka bere publike nepermjet nje postimi te tij, faktin skandaloz se si perdoren femijet neper shkollat tona.

Ja fakti qe deputeti Boçi beri publik sot:

EDUKIM ME TREKËNDËSH
Mos u habisni!
Nuk jemi në Korenë e Veriut!
Fotot janë marrë në shkollën 9-vjeçare Mark Dashi Fier, përgjatë një aktiviteti ku nuk ka munguar dhe drejtori i DAR Fier.
Propaganda dhe riindoktrinimi nuk është rastësi. 
Madje nuk po kursen as fëmijët.
Trekëndëshi i dikurshëm revolucionar “Mësim-Punë-Kalitje Ushtarake Revolucionare”, që nisi minimin e arsimit të atëhershëm, duket se po shfaq fantazmën e tij.
Tani mund të quhet “Trekëndëshi i Linditës”.
Kjo është më shumë se turp!
Në mungesë të çdo vizioni për edukimin me vlerat qytetare e europiane në shkollat tona, shabllonizmi nostalgjik është kthyer në qëllim.
p.s
Me e pa “Lideri Suprem” këtë lloj propagande, e anullon përfundimisht takimin me Trump dhe i lutet për takim këtij “Liderit Global” tonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *