Arrestohet nga policia pronari i Spitalit Gjerman

Aktualitet

Pronari i spitalit privat Gjerman tek Rruga e Kavajës, Lefter Sulkaj është ndaluar nga policia. Përmes një njoftimi për media, policia e kryeqytetit bën të ditur se: “Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar u ndalua shtetasi në kërkim : Lefter Sulkaj, 50 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal”.

Sulkaj akuzohet për mashtrim të qytetarëve dhe bankave të nivelit të dytë. Nga mashtrimet ka dyshime se Sulkaj ka përfituar rreth 2 milionë euro. Hetimi ndaj tij ka shënuar disa ecejakje. Një vit më parë, Gjykata e Shkallës së Parë e kishte nxjerr në liri, por më pas Gjykata e Apelit Tiranë caktoi masën arrest me burg. Vendimi i Apelit është dhënë në Gusht të 2017-ës.
Sipas prokurorisë, skema e mashtrimit përfshin përvetësimin e shumave që të dëmtuarit kishin hedhur në bankë në llogarinë e biznesmenit me premtimin se do tua kthente më pas gjë që nuk e ka bërë.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments