Rama i bashkohet sërish Erdoganit kundër Presidenti Donald Trump
Edi Rama ka vendosur sërish që ti bashkohet presidenti të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe ti dalë kundër SHBA-së.
Në deklaratën e fundit të Organizatës së Koperacionit Islamik, ku i pranishëm dhe e ka votuar edhe ambasadori ynë në Turqi, Gent Gazheli, sulmohet ashpër qeveria e SHBA dhe presidenti Donald Trump.OIC
Këtë deklaratë të ashpër e ka firmosur edhe vendi ynë. Denoncimin e ka bërë në faqen e tij në Facebook, deputeti i PD-së e njëkohësisht edhe nënkryetari i Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Tritan Shehu.
Ja denoncimi i Tritan Shehut:
Z. Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm, keni shkelur në “derrasë të kalbur” dhe dëmtuar rëndë interesat e Kombit tonë përsëri:
Më poshtë do të gjeni tekstin e plotë të Deklaratës së mbrëmeshme të Takimit të Organizatës së Koperacionit Islamik (OIC), të miratuar dhe nga përfaqësuesi juaj aty.
Ajo deklarate është e mbushur me sulme ekstreme ndaj SHBA, administratës amerikane e Presidentit Trump (për të mos përmendur dhe ato ndaj Izraelit).
Në këto kushte të rënda cenuese edhe të Sigurisë sonë Kombëtare, ju duhet të shpreheni qartësisht nëse e mbështesni atë deklaratë, këtë goditje të rëndë ndaj Partnerit tonë kryesor Gjeostrategjik.
Në fakt ajo e tillë dëmton edhe vetë procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
Heshtja juaj tashme nuk i shërben asgjëje, as loja e “mbretit lakuriq”…
Diçka në fund, përfaqësuesi juaj ishte gjithashtu i pranishëm edhe gjatë inaugurimit të Ambasadës amerikane në Jeruzalem, disa ditë më parë.
A ja bëtë të ditur këtë fakt dje organizatorëve, pjesëmarrësve të OIC-se, hartuesve të asaj deklarate???