Rama tallet me Lezhjanët/ Do iki të jap intervistë, por ju mos u largoni, rrini me Linditën

Aktualitet

Bashkëbisedimi i Ramës me qytetarët në Lezhë duket se nuk ka shkuar aq vaj sa mund ta ketë menduar ai apo organizatorët. Kjo për faktin se në të paktën dy raste Kryeministri është ndeshur me pakënaqësi nga ana e të pranishmëve.

“Unë tani po iki të jap intervistë, ju mos u largoni, vazhdoni diskutimet me Linditën (Nikolla). Ccfarë ke ti? Nuk ta mbush mendjen Lindita? Nëse nuk ta mbush mendjen Lindita edhe unë stë ndihmoj dot, ti ke një problem që gratë nuk të bindin dhe unë s’të ndihmoj dot”, iu drejtua Kryeministri, qytetarit, që duket se do i paraqiste Ramës problemin e tij.

Një tjetër qytetar i pakënaqur ka replikuar me kryeministrin Edi Rama në takimin e sotëm në Lezhë, ku ka nisur fushata e llogaridhënies publike para qytetarëve.

Ja replikat për më tepër:

Rama: Pse bërtet ti shoku? (per parafolesin) Se atë e sajdisa shumë se ka bërë hap të madh nga djathtas majtas, po ti ke qenë gjithmonë majtas, stë sajdis fare. E para ti duhet të kuptosh që kur flasin gratë burrat duhet të heshtin.

Qytetari: E para, a ka vend ne NATO që si trajton ushtarakët me status të vecante? 194 mijë lekë marrë 35 vjet pune. E dyta u bënë 6 -7 muaj a mund të na thoni në cfarë pjesë është kjo e tepsise qe eshte cuar për skrap? Se jemi dhe të painformuar dhe të pakënaqur.

Rama: Nëse ke ndonjë shqetësim konkret.

Qytetari: E kam në përgjithësi. E treta bëtë mirë që kërkuat falje për rrugën e Kukësit, pyetja ime pse këtë punë që u bë atje, që u la të shkatërrohej dhe prona, kjo administrata juaj pse duhet të dilni vetëm ju? A keni administratë ju? Po se zuri vendin puna sqaruese e administratës suaj do e zëjë opozita duke i genjyer.

Rama: E para nëse dal unë ;’do me thënë që s’dalin dhe të tjerët por varet ca jep televizori, të gjithë përpiqen të bëjnë punën e tyre por jo të gjithë i jep TV.

E dyta përgjegjësia s’ishte administrative por ishte si u administrua ai proces dhe në fund të ditës s’jam unë nga ata që i ikin përgjegjësisë, më vjen natyrshëm ta marr unë pergjegjësinë. Edhe kjo fushatë që nëse do shkosh në një takim tjetër ku s’do jem unë, mund të jetë Lindita e Pjerini, mos prit të jetë në tv.

Ne s’do e bëjmë këtë fushatë për të bërë premtime por për të debatuar e për të thënë ca kemi bërë e për të nxjerrë secili mësimet e veta.

Sa i përket tepsisë ka dy anë, njëra të lehtësojmë maksimalisht ngarkesën burokratike, të ulim sa më shumë ndërveprimet mes qytetarëve dhe shtetit, më pak dokumente që kërkohen, të rrisim mundësinë për ti marrë shërbimet përmes internetit e celularit në xhep, tani te njerezit, vullneti jonë, imi për ta cuar tepsinë për skrap është i plotë por varet edhe nga ju, pra varet sa njerëzit duan të marrin pjesë në këtë proces. Nëse shkon në një zyrë dhe spajtohesh me vonesën, sjelljen e keqe por direkt, se mundësinë ua kemi dhënë, hap telefonin, shqipëria që duam.al shkruaj ankesën konkrete dhe nëse smerr përgjigje për 10 ditë e nuk ikën nga puna kush të ka rënë në qafë, atëherë të kam borxh. ka akoma probleme se po të mos kishte do ishte magji. Ndryshimi i administratës është sfida më e vështirë, këtë duhet ta bëjmë bashkarisht se e bëjmë shumë më shpejt.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments