Ja sa para u paguan për vrasjen e Komisarit Artan Cuku
Siç raportojnë mediat ditën e sotme, është zbuluar emri i personit që ka porositur vrasjen e Komisarit Cuku.
I dyshuari, Bledar Jambelli
I dyshuari si urdhërues i vrasjes është Bledar Jambelli, i arrestuar në dhjetor 8 Dhjetor të vitit 2012 nga Artan Cuku, në lidhje me vrasjen e Armando Delaj.
Sipas medieve për vrasjen e Komisarit Cuku fillimisht janë dhënë 3 mijë euro, por më pas autori i arrestuar Mikel Shallari ka kërkuar më shumë para.
Bledar Jambelli është shpallur në kërkim ndërkombëtar në datën 17 prill, pak ditë pasi Shallari vendosi që të bëhej i penduar dhe ka rrëfyer të gjithë krimin.
Total 0 Votes
0
0
