Nga Kreshnik Çollaku/ Dita e një debati të kotë.

Politike

Kane shperthyer portalet,mediat,facebook nga nje debat qe nuk ekziston,te pakten jo sot.

Nje lajm i keqkuptuar apo i keqtrajtuar mund te tregoje nivelin medioker te ndonje gazetari apo hilen e ndonje tjetri por nuk mund te shperfaqet si debati kryesor i dites.

Në PD asnje kryesi nuk eshte shkarkuar.
Kryesia e PD eshte ne funksion e detyre deri sa te zgjidhet nga kongresi zgjedhor (jo ky i pas nje jave),nje keshill i ri kombetar e pastaj ky te zgjedhe kryesine e re.
Në PD shkruam rregullat e lojes. Kryesia e re dhe keshilli i ri kombetar do te jene me te zvogeluara ne numer se keto aktualet.
Antaret e kryesise se re do te jene individet me te votuar nga Keshilli Kombetar i ri.
Kete kemi miratuar e ky eshte lajmi.

Debati nuk eshte kush iken e kush vjen,por kushdo qe iken apo vjen te vije permes dhe vetem permes nje vleresimi.., #Votes se lire te cdo demokrati.
Ndaj mos harxhoni energji ne debate pa kuptim mes njeri tjetrit,me spektatore kundershtaret politike apo sehirxhinjte.

Nese ka dicka qe cdo demokrat e vlen te harxhoje energjite eshte respekti i rregullave te lojes dhe shenjterimit te Votes..ne garen brenda shtepise.