Nga Kreshnik Çollaku/ Mbrëmë demokratet vendosën rregullat e shtepisë së tyre, por dhe të bashkëjetesës brënda saj

Aktualitet

Keshilli Kombetar i PD mbreme miratoi ndryshimet statutore.
Ky miratim erdhi pas nje periudhe jo te lehte per PD,permes debatesh publike dhe te brendeshme,permes kundershtimesh dhe kritikash..,ndonjehere dhe akuzash te bazuara ose edhe pa baze.
Çdo gje bene e thane demokratet ne kete periudhe kunder njeri tjetrit.

Qeveria dhe kundershtaret shpesh here ferkuan duart,stimuluan e perdoren kete dimension shpesh dhe te pakontrolluar lirie brenda demokrateve. Paralajmeruan apokalips ne PD. Nuk me shqeteson kjo. Trashegimtatet e PPSH nuk e kuptojne dot kete dimension lirie,ADN e tyre e refuzon,liria i tremb. E kunderta eshte e vertete per demokratet,demokratet linden prej lirise,dhe mesa duket pa kete element nuk ekzistojne dot.

Mbreme demokratet vendosen rregullat e shtepise se tyre por dhe te bashkejeteses brenda saj per 4 vitet e ardhshme. Serish pati debat. Serish nuk qeme te gjithe ne nje mendje. Por te gjithe jemi te lire,dhe brenda kundershitve tona.

Jam i ndergjegjshem se problemet e koheve te fundit ne PD nuk erdhen nga mungesa e rregullave. Kete do ta tregoje gjykatesja me mire,koha.
Por rregullat mbeten serish e vetmja rruge per te rregulluar gjerat apo disiplinuar vullnetet.
Rregullat e reja mbase nuk jane perfekte,por edhe kete do ta gjykoje koha dhe rruga.
Rregullat e reja erdhen si perpjekje e reflektim per gabimet e kritikat,difektet dhe nevojes per tu bashkuar.

Ka nje element qe ne rregulla nuk formalizohet dot..ai eshte
Vullneti per ti zbatuar,mbrojtur e respektuar ato.
Une besoj kjo eshte sfida qe sot cdo demokrat ka.
Mbrojtja respektimi kerkon qe cdo demokrat te jete nje gardian besnik i tyre.
Tani pasi rregullat u shkruan..Vullneti per ti mbrojtur e respektuar eshte gjeja me e mire qe cdo demokrat mund te beje,dhe e vetmja rruge per te na mbajtur bashke ne lufte ose paqe,drejt suksesit.

Fotografia e Kreshnik Çollaku