Departamenti Amerikan i Shtetit: : Edi Rama po fundos Shqipërinë
‘Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes në Shqipëri’, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit për vitin 2017.
Në lidhje me këtë dokument ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Me një shënim në Facebook, Vasili thotë se ‘SHBA ka lëshuar alarmin, se Edi Rama po e fundos Shqipërinë’.
Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:
Amerika lëshon alarmin: kryeministri po fundos vendin.
Departamenti Amerikan i Shtetit, nxjerr në dritën e diellit kalbësirën shtetërore, që ka ndërtuar kryeministri.
DASH tregon qartë se sa skandaloze është kapja e medias dhe autocensura e saj. Lindja e ERTV si televizion i ngjajshëm i Sadam Husejnit dhe nënshtrimi i turpshëm i televizioneve, që transmetojnë atë janë produkti i kryeministrit hajdut dhe manipulator i lirisë së medias.
DASH tregon se praktikisht zgjedhjet janë shkatërruar nga blerja e votës.
Korrupsioni ka pllakosur çdo degë të qeverisjes pasi frymëzuesi më i madh i korrupsionit është vetë kryeministri.
Reforma në Drejtësi është shkatërruar dhe tashmë drejtësia e kryeministrit garanton që ai dhe ministrat të mos hyjnë në burg, por njerëzit e thjeshtë e pa pushtet të burgosen pa faj si qytetaret kuksianë.
Tashme çdo qytetar, por edhe gazetar e ka të qartë alarmin që vjen nga Amerika.
Ky kryeministër i mbërthyer nga droga dhe krimi dhe i shantazhuar prej tyre haptas në parlament, media e kudo është thjesht një peng i tyre dhe rrënues i vendit.
Koha nuk pret.
Shqiptaret janë pa drejtim#