Aktualitet

Rama/ Disa shtete mund të na pengojnë…

KAON

Në një konferencë për mediat, me shefen e politikës së Jashtme, Frederica Mogherini, Edi Rama është shprehur se “ka forca dhe vende anëtare në BE që nuk e duan zgjerimin dhe nuk e duan anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

‘Sot nuk ka më asnjë minutë për të festuar sepse duhet ecur sa më shpejt drejt marrjes së diplomës së anëtarësimit. Jo të gjithë e shohin me entuziazëm këtë dhe ajo nuk i mjafton disave që na nxjerrin bishta aty këtu në vende anëtare të BE-së. Nuk është sekret se në vende anëtare ka individë dhe forca që as e duan zgjerimin dhe as e dëshirojnë përparimin e rajonit në rrugën e anëtarësimit”-vazhdoi me tej kryeministri.

Deklarata e Edi Ramës vjen vetëm një ditë pas deklaratës së fuqishme të presidentit të Francës, Emmanuel Macron se ‘BE është në krizë dhe nuk është koha për zgjerim’.

Më tej kryeministri Rama tha se ka parti të caktuara në Gjermani të cilat nuk duan për Shqipërinë, bile edhe në qeverinë gjermane, por ne do të punojmë për ti bindur. Më tej Rama tha se ne kemi marrë deftesën tonë nga komisioni Europian pasi kemi bërë detyrat tona, ndaj lojërat politike nga shtete të caktuara europiane për të na penguar, tashmë dihen. Kryeministri Rama theksoi se ne e morëm deftesën, por nuk kemi faj se disa do na pengojnë për të marrë statusin final.

Sot kryeministri ishte më pak entuziast se dje, pasi dukej paksa më nervoz dhe sulmoi BE si një organizëm që akoma ka probleme brenda vetes dhe po na vonon ne si shtete të Ballkanit Perendimor.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?