Babai i Adriatik Llallës u dënua vetëm se donte Amerikën. Dokumenti

Analize Te tjera

Nga Hyqmet Zane.

Kur shqiptarët dënoheshin se dëgjonin “Zërin e Amerikës”

“Zëri i Amerikës” ka qenë radioja e dashur në kohëne diktaturës që dëgjohej fshehurazi në Shqipëri nga pak njerëz dhe kush e kishte këtë mundësi. E gjithë kjo sepse ai që merrej vesh se dëgjonte lajmet e kësaj radioje, burgosej dhe dënohej për “agjitacion e propogandë” dhe më shumë akoma, cilësohej “Armik”. Nuk janë të pakët ata që e kanë pësuar nga ky fakt dhe, veç personave që kapeshin, e gjithë familja internohej.

Ishte një ferr i vërtetë kalvari i vuajtjeve të shqiptarëve që e dëgjonin “Zërin e Amerikës” si shpresë për një rizgjim të antikomunizmit. Më shumë në Shkodër “Zëri i Aemrikës” dëgjohej në mënurë kolektive, pro gjithnjë me rezervë e me një urrejtje ëpr qeverisjen komuniste të Enver Hoxhës.

E dëgjonte edhe xhaxhai im në disa gjuhë që dinte dhe heshtëte. Unë si kureshtar e pyesja se “çfarë dëgjon ashtu baba, siç e thërrisja unë?”. Ai me vesh të ngulur tek mikrofoni i radios më përgjigjej “ja ca lajme kot, por që mezi i dëgjoj ndaj afroj veshin”. Më vonë mora vesh se dëgjonte “Zërin e Amerikës”. Kur mora radion për herë të parë në shtëpi në vitin 1974, se atëherë u erdhi terezia prindërve të mi, duke kontrolluar stacionet nga kurioziteti për radion, më doli një moment zëri që fliste shqip me fjalët “ju po dëgjoni lajmet në “Zërin e Amerikës”. Shtanga, ula zërin, afrova edhe unë veshin dhe menjëherë mu kujtua xhaxhai im. Një ditë kur shkova tek shtëpia e tij në plazh të Durrësit i thash”baba duke kontrolluar stacionet tek radioja, ndigjova “Zërin e Amerikës”. Flisnin shumë keq për Shqipërinë”. Ai u përtyp dhe menjëherë me atë qetësinë e tij karakteristike, më tha “po çfarë thua, kush të tha ta dëgjosh, ia ke thënë kujt tjetër, mos të ka dëgjuar kush” dhe të tjera pyetje me shqetësim dhe nervozizëm njëherazi, edhe pse mundohej ta fshihte situatën.

Mandej nisi një bisedë të gjatë në atë vendin ku ai rrinte përherë që ne i thoshim “kasollja” se ishte si një tip kasolleje për verë që bënte freskët. Xhaxhai im ishte një tip i qetë që mendohej mirë për fjalët që thoshte, jo vetëm se ai dinte disa gjuhë, por edhe trashëgimia familjare dhe arsimi që kishte bërë në Stamboll, ia diktonte këtë natyrë që të jepte përshtypjen e një filozofi.

Nga ajo bisedë mu hapën sytë, fillova të merrja vesh ca gjëra ndryshe nga çfarë thuhej nga demagogjia e diktaturës, dhe porosia e tij e prerë ishte “asnjë bisedë me askënd, as babait tënd nuk do ia thuash se do mërzitet nga meraku, mos thuaj me shokët asnjë fjalë, mos i beso kujt që ke dëgjuar “Zërin e Amerikës”, as vetes tënde këtë fjalë, se edhe vetja të tradhëton ndonjëherë.

E kuptova thellë shqetësimin e xhaxhait tim dhe herë pas here ai më merrte veç e më thoshte ndonjë fjalë nga ato që thuheshin në “Zërin e Amerikës” dhe dita ditës tek unë hapeshin ca dritare të vogla ku hynin rreze drite që më ngrohnin dhe më jepnin shpresë se një ditë do të hapej një dritë të madhe që do na lehtësote jetën tonë.

Nga vitet ’80, pas vdekjes së diktatorit, kur punoja në Zavalinë si mësues, flija në një kasolle bashkë me kolegë të tjerë që shërbente si banesë fjetjeje për ne mësuesit. U pranua një kolegu ynë në parti dhe duke ditur që ai nuk kishte kapacitet për këtë gjë, u them shokëve “epo mbani vesh u pranua edhe ky shoku jonë në parti, epo kjo parti u dhj…”. Kolegët dhe shokët e mi dolën një nga një nga dhoma dhe mbeti vetëm njëri nga fshati, kryefinancieri që më tërhoqi vëmendjen se “këto fjalë nuk duhen menduar e jo më të shprehen kështu se mund të ketë ndonjë njeri që mund të na e thotë tek këta të partisë”. Për fat askush nuk foli asgjë, megjithëse e kuptova që e kisha thënë ashtu pa u menduar për pasojat.

Në darkë tek rrija me shokun tim, më tha me gjysmë zëri “ti e ke dëgjuar ndonjëherë “Zërin e Amerikës?”. Shtanga se mu kujtuan fjalët e xhaxhait, që askujt të mos i tregoja, por ndaj këtij shoku kisha një besim të madh dhe i thash “ndonjëherë”. Dhe ai mu përjgigj “edhe unë e kam dëgjuar, por bëj kujdes se edhe muret kanë veshë dhe mendohu para se të flasësh se çfarë thua”. E mirëkuptova

Kjo bisedë mu kujtua një ditë pas shumë vitesh duke qenë se i përkas bindjeve të djathta.

xhemal

Tek kujtoj këto ndodhi më erdhën në mendje shumë e shumë njerëz që kanë vuajtur përse kanë dëgjuar Zërin e Amerikës, sepse donin Amerikën dhe jetën si në Amerikë. Një i tillë ka qenë edhe Xhemal Llalla, babai i kryeprokurorit Adriatik Llalla. E njoh mirë historinë e familjes së tij se edhe ai vetë është rritur në internim që nga fëmijëria e deri sa u përmbys pushteti. Edhe bashkëshorten e tij e kam pasur nxënëse në Shtërmen. Nga leximet dhe njohjen me dokumentet e krimeve që ka bërë diktatura e Enver Hoxhës, kam parasysh atë gjyqin e famshëm më 15 dhjetor 1947, në kinema “Labinoti” në Elbasan, përfundoi gjykimi i 15 të arrestuarëve,ndër të cilëve ishte i gjashti edhe Xhemal Llallaqë u dënua me burgim të përjetshëm, krahas të pushkatuarve Zija Luniku, Fadil Gurmani, Xhafer Miraku, Mahmut Maçi e të tjerë me burgim të përjetashëm etj. etj.
Sot pas 27 vjetësh marrim vesh se Adritik Llallës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA dhe u bë dhe vazhdon të bëhet një publicitet i madh që nuk i është bërë asnjë krimineli apo trafikanti deri te Sajmir Tahiri me shokë që realisht kanë lënë gjurmë për një gjeneratë të re të zezë si punët e tyre të zeza.

U habita dhe qesha njëkohësisht duke pyetur veten se çfarë bëhet kështu. Nuk mund të flas për problemet e punës apo të detyrës që ka patur ky njeri, por ata që dënoheshin në kohën e diktaturës pse dëgjonin “Zërin e Amerikës” ishin guximtarë, njerëz që nuk e donin sistemin dhe e gjenin si ngushëllim të dëgjonin “Zërin e Amerikës”. Dhe bijtë ë atyre që bënë diktaturënjanë pjesë e ekipeve të “rilindjes”.

Më kujtohet biseda me një ish të ëprndjekur politik për 3 dekada, Uran Kostreci që meshqetësim i kanë ngritur ambasadorit amerikan Limpreht në një takim me shqiptaro-amerikanët në Uashington mosdenoncimin e punëve të zeza të socialuistëve në pushtet pas 1997-ës. Ka qenë Uran Kostreci, edhe kryetar i PD Elbasan, që, për rrethanat e jetës së tij shkoi në SHBA për të jetuar.

E kam dëgjuar nga goja e tij, por edhe e kam lexuar në një gazetë të kohës, atë që i kishte thënë ambasadorit amerikan se në Shqipëri po dënohen dhe po ripersekutohen njerëz nga shtresa e të përndjekurve pikërisht nga ata që dikur janë dënuar përse kanë dëgjuar “Zërin e Amerikës”. Një prej tyre jam edhe unë.

“Ia thamë në sy jo se nuk e kuptonim këtë ambasador, – më shpjegoi Urani, – por sepse kjo ishte e vërteta dhe një ambasador i SHBA duhet të mbajë qëndrim se ne, i thanë atij, u futëm në burg për Amerikën, u vramë për Amerikën dhe sot po persekutohemi përsëri përse duam Amerikën apo përse themi që ambasadori amerikan në Shqipëri, duket sikur favorizon të majtët”.

Nuk do dëshiroja që të përsëritej ajo kohë, as që të mendoj se ka një qëndrim jo të mirëmenduar për sjelljen ndaj atyre njerëzve që në Shqipëri vuajtën egërsisht sistemit diktatorial. Por kur mendoj se një i njohuri im si kryeprokurori Adriatik Llalla që ia di mirë jetëshkrimin e së kaluarës së tij të hidhur dhe me shumë vuajtje, ndalohet të shkojë në SHB, ndjehem keq. Ndjehem keq sepse shikoj dhe ndjej se veprime të tilla i japin motivim atyre që as e kanë dashur Amerikën, por që mendjen e kanë tek diktatura dhe ringjallja e saj.

Janë ata të njëllojshmoit edhe në raportet me veprimet e shtetit grek ndaj komunitetit çam që, kur duan të shkojnë në Çamëri, ata ndalohen në kufi vetëm e vetëm pse janë të lindur dhe kanë të shkruar në dokumenta vendlindjen Filat a Margëlliç, apo Paramithi me nënshkrimin Çamëri.

Pale më shumë akoma kur dëgjojmë akuza të tilla se të parët tanë kanë qenë “bahskëpunëtorë me nazistët” ?! Çfarë duhet të them unë djali i Nuri Emin Zane, ish të internuarit në kampet e shfarosjes në Mat’hausen dhe Dakao të Gjermanisë që ishte shtetas grek me kombësi shqiptare dhe që nuk u lejua të kthehej në vendlindjen e tij në Filat edhe pse ishte antifashist.

Besojs e do të ishte e udhës që jo vetëm shteti shqiptar, por edhe ambasadori amerikan Donald Lu, si përfaqësuesi i shtetit më të madh në botë që aspiron në mbrojtje të të drejtave të njeirut, të bëhet krah dhe mbrojtës i këtyre pjesëtarëve të komunitetit çam, se ambasadori Lu ka meritën që dëgjoin e flet shqip ta thotë një fjalë. Për këtë të vërë në dijeni edhe autoritetet e larta të DASH se çfarë situatash krijon Greqia ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Unë e doja dhe e dua Amerikën, u frymëzova nga “Zëri i Amerikës” dhe, me gjithë dëshirën që kam për të parë të vërtetën dhe të gjej të drejtat e mia njerëzore dhe universale sipas kartave ndërkombëtare, ndjehem keq kur marr vesh se çfarë bëhet në këtë vendin tonë të dashur. Unë mendoj se edhe zgjidhja e çështjes çame do të jetë me mbështetje nga SHBA që e di mirë problemin dhe di se si të bëjë vepra në favor të shqiptarëve dhe me të drejtat ndërkombëtare. Thuhet shpesh ndër ne shqitparët s eAmerika i di të gjitha çfarë bëhet në këtë vend. E besoj, por nuk di si të bësoj që një pasardhës i familjeve që deshën Aemrikën, ndalohet për të shkuare në Aemrikë, tamam ashtu siç ndalohen çamët që kanë lindur në Çamëri, si edhe bijtë e pasardhësit e tyre që të shkojnë në vendlindjen e gjyshërve dhe, më keq akoma, kur sot nga Greqia kërkohet t ëmos përmednet emri “Çamëri”.

xhemal llalla1

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?